• |
ide | kryesore

Luan Rama: Reforma në Drejtësi me defekte, përgjegjëse të gjitha palët, dy vite pa Gjykatë Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Në sallën e Kuvendit zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

Partia Demokratike ka bojkotuar seancën, ndërsa e pranishme përveç mazhorancës është edhe LSI. Për kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama, rikthimi i kompetencave tek KLD është një hap pas e i dëmshëm, e kjo vjen si pasojë e projeksionit gabuar me të cilin u ndërtua Reforma në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi duhej bërë dhe duhet bërë në frymën e bazës që ne sanksionuam me frymën e ndryshimeve Kushtetuese. Pas dy vitesh Shqipëria është i vetmi vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të lartë. Kjo tregon se projeksioni që u ndërtua Reforma në Drejtësi ka qenë më e pakta me defekte që vijnë dhe na shfaqen deri në këtë gjendje që ne jemi sot. Përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike”, – u shpreh Luan Rama.



1 Comment

  1. Po edhe ambasador të jesh nuk mund të thuash të gjitha palët, sepse pati vetëm një palë rilindje-Lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *