• |
ide | kryesore

Maradonës nuk i pëlqejnë interistët, sulmon Zanettin

Sport



Pas Mauro Icardit, Diego Armando Maradona sulmon një tjetër interist, Javier Zanetti. Ish-kampioni argjentinas nuk ka kursyer fjalët e rënda ndaj zëvendëspresidentit aktual të Inter, që në javët e kaluara u tregua i disponueshëm të ndihmonte Federatën argjentinase AFA. “Ofrohet gjithnjë për të bërë gjithcka – ishin fjalët e tij për TyC Sports -. Duhet bërë presidenti i Inter e ai është i pari, duhet një preparator atletik e ai do ta bëjë. Duhet një lojtar dhe ia bëhet gati në pankinë. Kjo mënyrë të sjelluri nuk më pëlqen”, përfundon legjenda argjentinase sulmin ndaj Zanettit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *