• |
ide | kryesore

Moti me shi shkakton një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona

Lajme, Të fundit



Moti i lagësht i ditës së sotme ka shkaktuar një aksident të rëndë në raksin rrugor Elbasan-Librazhd. Në fshatin Labinot Fushë, Elbasan mjeti me targa AA 384 JM, me drejtues shtetasin A.P., 31 vjeç, banues në Mallakastër është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit shtetasi A.P., dhe shtetasja A.B., 20 vjeçe, (bashkëshortja), të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *