• |
ide | kryesore

Ozil është çështje politike, Merkel e mbështet, Turqia e duartroket

Sport



Lamtumira nga Kombëtarja gjermane e Mesut Özil vazhdon të prodhojë polemika. Mesfushori me origjinë turke, lajmëroi tërheqjen nga Manchaft, duke ngritur gishtin kundër Federatës gjermane të futbollit. Sulmi i presidentit të Bayern Mynih, Hoeness, nuk ka kaluar pa vëmendje, por në favor të Özil është reshtuar kancelarja gjermane, Angela Merkel: “Kancelarja e ka shumë për zemër Ozil”, ka deklaruar Ulrike Demmer, zëdhënës i Merkel. “Eshtë një futbollist që ka bërë shumë për Kombëtaren, ka marrë një vendim dhe duhet respektuar”.

Qeveria e Turqisë e duartroket

Vjen edhe reagimi nga Turqia mbi vendimin e Özil, i cili është përgëzuar ngrohtësisht: “E përgëzoj Özil që, duke lënë kombëtaren ka shënuar golin më të bukur kundër virusit të fashizmit”, ka shkruar në Tëitter, ministri i Drejtësisë turke, Abdulhamit Gul. Ministri i Sportit Mehmet Kasapoglu ka shtuar: “Mbështesim pozicionin e nderuar të vëllait tonë Özil”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *