• |
ide | kryesore

Parashikimi nga PD: Ardian Dvorani do kalojë vetingun, megjithëse nuk justifikon 99 milion lekë

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka sulmuar sot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pak orë pasi në këtë institucion u zhvillua seanca gjyqësore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Deputeti Gent Strazimiri tha në një konferencë për shtyp se në seancë u provua që Dvorani nuk justifikonte 99 milionë lekë, por u mor në mbrojtje nga KPK-ja.

“Dvorani që njihet si çanta e shpinës së Xhafës u mor në mbrojtje nga KPK-ja, pavarësisht se ai nuk justifikonte 99 milionë lekë. Në një rast të paprecedentë KPK-ja përmbysi raportin e ILDKP-së me argumentin se harroi të plotësonte një fletë. Vettingu duhet ta shkarkonte që sot Dvoranin. Mandati i tij ka mbaruar që para 4 vjetësh” tha Strazimiri.

“Pse gjithë kjo sakrificë për Dvoranin? Është prokuror i Partisë së Punës. Ai është ideatori i çdo vendimi të marrë ndaj opozitës gjatë qeverisjes së majtë. Dvorani do e kalojë vettingun, megjithëse nuk justifikon pasurinë” u shpreh Strazimiri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *