• |
ide | kryesore

“Për një vizë greke shes trupin”/ Çfarë thoshte Edi Rama 18 vjet më parë për këtë shprehje

Pikante

Është një nga debatet e vetme që kandidatët për kryetarë të bashkisë së Tiranës kanë bërë përballë njëri – tjetrit në një studio televizive. Edi Rama dhe Besnik Mustafaj garonin 18 vjet më parë për bashkinë e kryeqytetit për zgjedhjet e 1 tetorit të vitit 2000.


Rama dhe Mustafaj kërkonin mandatin e parë në bashki. Ai debat në studion e emisionit “Opinion” do të kujtohet për akuzat e forta personale që Rama dhe Mustafaj bënë për njëri-tjetrin. Ne shkëputëm vetëm një pjesë nga ky debat i publikuar i plotë së fundmi nga Tv Klan.


PJESE NGA DEBATI RAMA – MUSTAFAJ

Blendi Fevziu: Zoti Mustafaj keni ju të drejtën e dy pyetjeve për Zotin Rama.

Besnik Mustafaj: Unë kam një pyetje për konceptin që ka për elektoratin Zoti Rama duke pasur parasysh se ç’ka shkruar e ç’ka thënë për shumë kategori të popullsisë të mara veç e veç që nga pensionistët, matogrudët, demokratët. Do doja të dija se kush është elektorati që ju besoni se do t’iu japë votën?

Blendi Fevziu: Dhe pyetja e dytë?

Besnik Mustafaj: Pyetja e dytë ka të bëjë përsëri me një shkrim të Zotit Rama i cili shkruan se “për një vizë greke shet trupin”. Ç’garanci jepni se keni ndryshuar mendim?

Edi Rama: Si, si? Në një shkrim që…

Besnik Mustafaj: Në bunkerin atje, ju thoni.

Edi Rama: Në cilin bunker?

Besnik Mustafaj: Bunkerin në Di.

Edi Rama: Çfarë ishte ajo që unë shkruaja në bunkerin Di?

Besnik Mustafaj: Tani është shumë vulgare dhe unë nuk mundem.

Edi Rama: Jo mo jo thuaje nuk ka problem.

Besnik Mustafaj: Për një vizë greke shitem thua ti.

Blendi Fevziu: A ka mundësi të rrijë normal salla, ju lutem.

Besnik Mustafaj: Kjo puna e shitjes është një problem i madh mendoj unë për administratën.

Blendi Fevziu: A ka mundësi salla të mos bëjë replika. Pyetjet po i bën vetë Zoti Mustafaj, nuk ka nevojë për ndihmë.

Edi Rama: Tani jemi në një situatë absurde ku Besniku, më vjen keq për këtë, nxjerr si të vërteta gjëra që nuk janë të vërteta. Thotë çfarë ke shkruar për kategori të ndryshme sociale në Shqipëri. Ka thënë dhe gjatë fushatës që unë paskam përmendur fjalën çeçen, unë këtë term nuk e kam përmendur, nuk është pjesë e edukatës time. Dhe gjithashtu thotë ke sharë veteranët. Në një intervistë thoshte se i kam thënë veteranëve uturake e kushedi se çfarë. Për të gjitha këto ose Besniku është i keqinformuar ose Besniku shpif. Se nuk ka absolutisht asnjë lloj letre të bardhë ku të ketë gërma të zeza që mbajnë firmën time që unë të kem thënë këto gjëra për njërin apo për tjetrin. Nuk ekziston. Edhe pyetja e dytë ka të njëjtin kuptim, është një shpifje për një arsye shumë të thjeshtë. Nëse është fjala për bunkerin që unë kam ekspozuar në Di, i cili këtu u atemua nga shtypi i pushtetit të atëhershëm. Bunkeri ishte i veshur i gjithi me rroba dhe nuk kishe ku të shkruaje, nuk mund të shkruaje dot asgjë. Dhe më vjen keq që përsëri që thuhen si të vërteta gjëra që janë gënjeshtra. Kjo është jo çfarë koncepti kam unë për elektoratin, por çfarë koncepti kanë për elektoratin ata që mbushin përditë faqet e shtypit me akuza nga më qesharaket të cilave unë refuzoj t’iu jap përgjigje. Dhe po qe puna për shkrime Besniku ka shkruar shumë më shumë se unë dhe ka lënë shumë më shumë se unë gjurmë të inkoherencës intelektuale dhe unë nuk erdha këtu as t’ia përmend dhe ta vë në pozitë. Jo më larg se para disa ditësh unë kam patur fatin e keq të lexoj një shkrim të Besnikut që thoshte: Një komunist i ri në shkencë kushtuar shkencëtarit Skënder Gjinushi. Dhe kjo ishte në vitin 1988.

Besnik Mustafaj: Prapë mbetet e vërtetë, komunist ishte, komunist mbetet, një të vërtetë kam thënë. Çfarë çudie ka?

Blendi Fevziu: Mos, mos ju lutem.

Edi Rama: Natyrisht ke thënë një të vërtetë siç ke shkruar për epërsitë e rendit kooperativist dhe kur ke shkruar për: “O Shqipëri, o ball i nderit t’i je drita e Enverit”, por këto nuk kanë rëndësi. Më vjen keq vetëm për një gjë, unë shpresoj të jesh i keqinformuar sepse nuk besoj të ulesh në një nivel kaq poshtë dhe të shpifësh gjëra inekzistente.

Besnik Mustafaj: Unë i qëndroj pyetjes time.

Edi Rama: Pyetja jote është e bazuar mbi një keqinformim ose mbi një shpifje.

Besnik Mustafaj: Pyetja ime është e bazuar mbi atë që kam parë.

Edi Rama: Atëherë shpif.

Blendi Fevziu: Lëre të përgjigjet.

Besnik Mustafaj: Thelbi i saj ka të bëjë me moralin e funksionarit prandaj unë pyes. Mua më duket e rëndësishme që ti dhe unë dhe cilido që hynë në këtë garë të japi garancira. Unë doja të të ndihmoja me këtë pyetje.

Edi Rama: Faleminderit shumë për ndihmën që më jep, por në këtë rast i prish punë imazhit tënd. Kjo është një shpifje shumë e ulët dhe nga ana tjetër nëse ti do një përgjigje nga unë për moralin tim, unë të them që morali im është shumë i thjeshtë dhe ka katër shtylla: Mos vrit, mos vidh, mos gënje dhe mos shko me gruan e tjetrit. Dakord.

Blendi Fevziu: Ju lutem salla.

Edi Rama: Dhe unë Besnik, as nuk kam vrarë, as nuk kam gënjyer, as nuk kam vjedhur dhe skam bërë dhe atë tjetrën.

Blendi Fevziu: Po pati mundësi mos kaloni më në replika dhe kundëreplika.

5 Comments

  1. Bunkeret e Enverit sherbyen vetem si wc apo si strehe per ciftet por tek tuk dhe per perverse qe shkruanin ne muret e bunkerit. Edi rama improvizoj si veper arti nje bunker dhe mbi te hodhi rroba te vjetra dhe ne nje faqe te bunkerit shkroj–jap bythen per nje vize greke,nr telefonit ×××××××× . Ne realitet nr i shkruajtur ishte nr i shtepis se familjes Rama….kete donte te thoshte Besnik Mustafaj ne debat.

  2. Ato 4 shtyllat e moralit te Rames, vrau Santon, per te vjedhur e ka zene psikopatia fare nuk e di me ke eshte ne gare por eshte cmendur per te vjedhur as gjumi nuk e ze, per te genjyer eshte mbreti i genjeshtrave dhe vetem pleqte e rrjedhur dhe fshataret qe punojne rrogetare te shtetit e besojne, dhe sa per te mos shkuar me gruan e tjetrit pyes veten ca posti do i jape asaj ministres te martuar qe ka dashnore qe nga koha e qepes?!

  3. parti qelsi ,parti edvin o sa mir po i dhin.edhe ne kok ti dhjej edvini si enveri qe u ipta bar votuesit e tij pranonin e pranojn.

  4. rama iku per nji ngjal lalzi tek meta nga hajn me ze dhe figur e beri president me ze dhe figur,e lere te shes bythen per kar janatullosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu