• |
ide | kryesore

Prokuroria sekuestron pasurinë e ish-prokurorit Adriatik Llalla, ka dyshime për pastrim parash

Lajme, Të fundit



Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.

Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.



7 Comments

  1. Ky ka qen kryeprokuror, apo adminstrator pronash? Kush e ka mbrojtur kete qelbesir dhe e mbron eshte i qelbur vet.

  2. Te duket sikur i ka shkruajtur D.Lu 3 komentet e mesiperme……
    Eshte i njejti ridhjeres i Rames qe i ben reklame Vettingut!

  3. Pritet dalje zyrtare e PD-se dhe LSI-se ne nje konference per shtyp duke i dale ne mbrojtje ketij maskarai duke thene se 20 000 m2 toke ia kane dhene me force pa deshiren e ketij turi m***t ! Do Zoti do jemi deshmitare te nje vale te papare arrestimesh dhe sekuestrosh nga te gjitha anet, duke vazhduar nga politikanet e te gjitha klaseve politike, prokurore, gjykates, drejtore dhe duke mbaruar te trafikanti e hajduti me i ndyre qe kane vite qe kane marre peng kete vend . Nqs nuk e justifikon pasurine do te te sekuestrohet duhet te jete motoja.

  4. Kete turishtypur se mbron dot as zoti. Sekuestro plus ndjekje penale. Kemi lindur e jemi rritur ne Tirane me breza dhe nuk kemi asnje pasuri, ndersa keta katunare me corape me arna dhe valixhe druri u bene milioner. Jam kundra rilindjes por mos e mbroni kete njeri sepse vetem keshtu behet shteti, pavaresisht qe ketij ju vune mbrapa se ju prishi pazaret apo interesat disave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *