• |
ide | kryesore

Pronar i 22 mijë m2 tokë në Tiranë: Si u bë milioner ish-kryeprokurori Llalla

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bëri të ditur se ka nisur një procedim penal ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar edhe pasuritë e Llallës, një apartament në Durrës dhe 22 mijë metra katrorë tokë në Tiranë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë,” thuhet në njoftim.

Por si e krijoi Llalla këtë pasuri?

Lexoni më poshtë investigimin e BIRN, publikuar para disa muajsh.

Mund të jem ‘një fermer i zoti’: Si u bë milioner ish-kryeprokurori Adriatik Llalla



3 Comments

  1. Kaluan vetingun -laviret -e bulevardit qe jane bythe lepirse dhe bythe lepires teqeverise se droges.Edhe kete -dhallen-ne qofte se ka abuzuar me te qenit prokuror -sekuestro-konfiskim-burg tere zagaret qe kane grabitur jo te jete i Sales po edhe i lALES TE JETE .Po morrat e kuq nuk e kane kete kurajo ata sahan lepirsit dhe bythe lepirsit jo vetem qe nuk i dergojne per ndjekje penale po i ngrene dhe ne detyra ,pergjegjsira,ne poste drejtuese .keta jane monstrat qe lene jashte -Habilet dhe Balilet .

  2. Sa per sqarim: “Sekuestro preventive” do te thote bllokim gjersa te perfundojne hetimet dhe te vendose gjykata.
    Konfiskimi eshte kalimi ne pronesi te shtetit nese gjykata vendos keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *