• |
ide | kryesore

PS kërkon 84 vota, PD bojkoton parlamentin, LSI kërkon kohë të mendohet…

Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme parlamentare, ku kërkohen 84 vota për kalimin e ligjit të magjistraturës, deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e LSI-së, prej të cilëve ka folur Luan Rama. Ai u duk se ishte kundër votimit të ligjit, megjithatë fjalën e fundit e tha kur mikrofoni ishte fikur, pasi Gramoz Ruçi ia hoqi të drejtën për t’u shprehur nga foltorja e kuvendit.

Gjithsesi pasi mbaroi së foluri, Luan Rama kërkoi 10 minuta pushim në emër të grupit parlamentar të LSI. Seanca është ndërprerë në pritje të LSI-së.

Nga Partia Socialiste, oferta që i është bërë LSI-së për t’i bashkuar votat për ligjin e magjistraturës nuk është e fshehtë. Disa herë, Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca është në komunikim me një pjesë të opozitës për t’i bashkuar votat për ligjin e magjistraturës. Mbetet për t’u parë se sa vota do të mund të sigurojë sot që është seanca e fundit për këtë sesion dhe nëse do t’ia dalë të përçajë opozitën.



3 Comments

  1. Po ajo dihet, LSI e 21 Janarit do i ngopi te gjitha ligjet qe i paraqiten. PD ben mire qe i mban larg keto flliqesira,

    1. Qenke shumë i vogël përderisa nuk e di lidhjen e LSI me 21 Janarin e edvin hales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *