• |
ide | kryesore

Rusi 2018, topi që zbuti botën

Ide



Filozofi dhe satiristi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Jean de La Bruyère, dikur thoshte se: “Corneille i portretizon burrat ashtu siç ata duhet të jenë, Racine i përshkruan ata ashtu siç ata janë.” Për europianët, e sidomos për francezët, Kupa e Botës 2018 ishte një ngjarje Corneilliane, Turneu një mujor i futbollit në Rusi ofroi një pushim nga një botë e trazuar dhe zbuloi engjëjt më të mirë të natyrës sonë.

Në kundër-realitetin e turneut, mbizotëroi një gjendje e vetëbesimi, altruizmi dhe të qenit i hapur ndaj “tjetrit”. Të paktën për pak kohë, shovinizmi, tjetërsimi dhe dëshpërimi që kanë dominuar këtë epokë nacionalizmi populist duket se u harruan.
Gjeografikisht, të katër gjysmë finalistët – Franca, Kroacia, Belgjika dhe Anglia – vinin nga kontinenti i vjetër. Denoncojeni sa të doni Europën për dobësinë dhe dekadencën e saj të supozuar. Kur bëhet fjalë për sportin më popullor në botë, Europa është më e mira.

Për më tepër, është e qartë se Afrika është kontinenti i futbollit të së ardhmes, ndërsa Amerika Latine është kontinenti i së kaluarës. Pasi fitoi Kupën në vitin 1930 dhe përsëri në vitin 1950, Uruguai dikur ishte vendi më i vogël (nga popullsia) që arriti në finale. Por ky nder tani ndahet tani nga ekipi i guximshëm dhe i vendosur nga Kroacia, shteti më i ri i BE.

Në kontrast të thellë me “botën reale”, dy fuqitë kryesore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk luajtën asnjë rol në turne. Ëndrra e ish-sekretarit të shtetit të SHBA-së Henry Kissinger për ta kthyer SHBA-në në një fuqi të madhe futbolli vërtetoi të ishte më e vështirë nga sa shpresonte ai. Dhe Kina nën drejtimin e presidentit Xi Jinping mbetet një peshë e lehtë, pavarësisht se ka investuar miliarda dollarë në sport. Në vend të kësaj, Amerika e Veriut u përfaqësua nga Meksika dhe Azia nga Japonia dhe Koreja e Jugut.

Divergjenca e çuditshme midis botës reale dhe botës së futbollit këtë vit ishte gjithashtu e dukshme në shprehjet e emocioneve nacionaliste. Shkrimtari i madh argjentinas Jorge Luis Borges dikur e dënoi sportin për rolin e tij në nxitjen e formave toksike të nacionalizmit (siç ishte Lufta e shkurtër e Futbollit midis Hondurasit dhe El Salvadorit në vitin 1969). Por në Kupën e Botës 2018 – një shekull pas përfundimit të kasaphanës nacionaliste që ishte Lufta e Parë Botërore – mbizotëroi një nacionalizëm “i butë” dhe madje i qetë.

Rusia zot se është një eksponent i fuqisë së butë, megjithatë ajo meriton merita për mungesën e dhunës gjatë turneut. Raportet e  shtypit ndërkombëtar treguan tifozët ukrainas dhe rusë që u bashkuan si miq të vjetër. Ndërsa festivali Woodstock i epokës së luftës së Vietnamit ilustroi sloganin “Bëni dashuri, jo luftë”, slogani de facto i Kupës 2018 duket se ka qenë “Topa, jo bomba”.

Përveç kanalizimit të një forme më konstruktive të nacionalizmit, gjysmëfinalistët dhe tifozët e tyre gjithashtu mishëruan veprim efikas kolektiv, altruizëm, sinqeritet dhe tolerancë. Interesante është se ekipet që mbështeteshin tek një lojtar i vetëm i madh – qoftë ky Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Lionel Messi i Argjentinës apo Neymar i Brazilit – nuk arritën të shkonin më larg sesa deri në çerekfinale.

Në botën rele të ditëve të sotme, njerëzit gjithnjë e më shumë janë të tunduar të ngrenë mure dhe ta izolojnë veten nga “të tjerët”. E megjithatë, forca e ekipit fitues, Franca, ishte në diversitetin e tij. Brohoritja e këtij viti e “Liberté, Egalité, Mbappé” (për 19-vjeçarin francez Kylian Mbappé) ishte një version më iluminues i sloganit të fitores së Francës në vitin 1998: “Zidane president”.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017, shumë komentatorë politikë përsëritën mantrën, “asnjëherë dy pa tri”. Pas referendumit të Brexit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, ata paralajmëruan se një fitore për Marine Le Pen të Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë mund të përfundonte treshen. Në mënyrë të ngjashme, në fillim të vitit 2018, shumë komentatorë francezë dukej se mendonin se po i afroheshim një tjetër “Maj 1968” ose “Dhjetor 1995”, kur sulmet masive dhe protestat në rrugë paralizuan të gjithë vendin.
Megjithëse ka pasur sulme të kufizuara kundër axhendës së reformës së presidentit francez, Emmanuel Macron, këta komentatorë e kanë kuptuar gabim.. Paraleli më i afërt me këtë vit nuk është viti 1968 ose 1995, por viti 1998, kur Franca fitoi për herë të parë Kupën e Botës.

Brenda vendit, fitorja e Francës mund të ketë pak efekt, në mos edhe aspak. në popullaritetin e Macronit. Emocionet e futbollit janë të mëdha, por në përgjithësi janë të shkurtra. Në skenën ndërkombëtare, megjithatë, fitorja e Francës mund të ketë një ndikim më të gjatë. Askush nuk mund ta mohojë se “Franca u rikthye”, të paktën në aspektin e futbollit. Vendi është shfaqur si një oazë dinamizmi, realizmi dhe entuziazmi rinor, shumica e të cilave reflektohen edhe te vetë Macroni.

Një pikë e dobët e dukshme është Gjermania. Zakonisht një fuqi e madhe në futboll, ekipi gjerman u eliminua në raundin e parë të turneut të këtij viti, ashtu si edhe politika e saj po hyn në një sëmundje më të thellë. Në terma gjeopolitikë, nëse dikush do të duhet të përmente dy fitues këtë vit, titujt do të duhet të shkonin për Rusinë dhe Francën.

/Project Syndicate

 



3 Comments

  1. Mesazhi i Projektit Sindikal qe financohet nga Soros eshte i qarte. Franca ishte e sukseshme sepse ka shume Afrikane ne skuadren kombetare, keshtu qe o burra importoni Afrikane ne Europe qe te fitoni kupen ndryshe ska shanse. Nje reklame e hapur per emigracion ilegal dhe kercenim direkt per te djathet ne France se do kete protesta masive po fitoi Mari Le Pen. Pavaresisht se disi e vlereson Rusine per organizimin perfekt ku nuk u shenua asnje incident pervec atyre perverseve te ” Zhurmes se pidhit” (Pussy Riot) qe hyne ne fushe po ashtu sic duan te kercejne lakuriq e te perdhosin kishat “per liri”, nuk e permendin se kjo u realizua nga nje shtet qe nuk ka emigrante Afrikane apo Arabe qe tu vrasin qytetaret me kallash apo bomba, por vetem Ruse. Makroni qe ka per grua ate mamin plakaruqe te shemtuar eshte nje kone e Rothchildeve qe shpreson te fitoje kunder nacionalisteve. por nuk ka shanse. Kthesa e rendesishme eshte marre, BE kjo ngrehine diktatoriale qe vjedh pavaresine e shteteve Europiane, dhe kerkon te shkaterroje identitetin nacional te kombeve Europiane duke sajuar negropianet eshte ceshtje kohe se kur do shkaterrohet perfundimisht. Soros dhe zagaret e tij ne Shqiperi (si puna edhe e ketyre te ketij website qe ju bejne jehona pacavureve te shkruar nga njerezit e tij) do te marre fund shume shpejt. Jam kurioz si do ta dredhin komunistet e konvertuar ne demokrate ne Shqiperi bashke me kalemxhinjte e tyre kur ne bote te triumfoje e djathta, duke shkaterruar projektin Globalist/internacionalist.

  2. Topi qe i beri nje top te madh muti kesaj bote . e rrujten miletin nga paret . Futbolli dhe çdo gje qe ka lidhje me bastet eshte bere fikshen , me mire shef Keç se futboll .

  3. Pa u zgjatur shumë, duke lexuar këtë shkrim e kupton menjëherë thelbin e hipokrizisë “internacionaliste,
    Internacionalizmi francez i Makronit, na qenka i personifikuar në këmbët e lojtarëve “francezë” afrikanë.
    Ky farë internacionalizmi është fund e krye hipokrizi.
    Unë nuk di që në ekipet politike e qeveritare franceze të ketë afrikano-francezë siç ka p.sh. në SHBA afro amerikanë.
    A nuk është ofenduese për afrikanët emigrantë në Francë që ju shfrytëzohen aftësitë e këmbëve për të “nderuar” kombin francez në futboll ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *