Stuhia e erës dhe e shiut ka shkulur disa pemë dekorative në qytetin e Kavajës. 3 palma në qendrën e rikonstruktuar të qytetit janë shembur në tokë.
Për fat nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale, pasi pemët kanë rënë në pjesën e trotuarit ku në momentin e stuhisë nuk kishte kalimtarë.
Ky nuk është rasti i parë që palmat e mbjella në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, bien në tokë si pasojë e erës dhe të shiut.
Deri tani janë afër 10 palma të rrëzuara në tokë, çka tregon se këto pemë dekorative që i kanë kushtuar buxhetit miliona lekë janë kthyer në rrezik potencial për jetën e qytetarëve.
Nuk ke çti besh vend tropikal KJ