• |
ide | kryesore

Vettingu/ Gjyqtari Astrit Faqolli del sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli do të dalë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do të kalojë në sitën e Vettingut. Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo. Sipas ILDKP-së, Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërkohë që burimet janë të justifikuara dhe nuk ka deklarim të rremë apo fshehje.

Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën me dije se janë marrë në konsideratë edhe thëniet e një dëshmitari të pyetur gjatë hetimit. Nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

Mes të tjerash KPK sqaron se ka mospërputhje të të dhënave mes sipërfaqes së lejes së ndërtimit dhe aktit të kolaudimit. “Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, subjekti ka deklaruar shumën 3 milionë lekëve për ndërtimin e objektit. Kjo shume nuk përputhet me deklaratën e vettingut. Në aktin e kolaudimit, vlera shënohej 2.7 mln, kurse në kontratën me ndërtuesit nuk përcaktohej vlere”, tha KPK. Ndërkohë, gjyqtari sqaroi se shuma e deklaruar mbulon dhe taksën e studimit, apo kontratat me OSHEE.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *