• |
ide | kryesore

100 milionë euro nga Anglia, refuzohen për Koulibaly

Sport



Merkato është futur në fazën më të nxehtë dhe diferencën në këtë pikë nuk e bëjnë më paratë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka pranuar se ka refuzuar një ofertë nga Anglia, prej £89 milion sterlina (€100m/$117m), për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, që është objektiv i Manchester United dhe Chelsea.
Lojtari i përfaqësueses së Senegalit është përfolur prej kohësh për një lëvizje në Premier League dhe spekulimet janë rishfaqur në këtë sesion të merkatos.

Jose Mourinho është një prej atyre që e vlerësojnë shumë qndërmbrojtësin, për të përforcuar skuadrën e tij në Old Trafford, ndërsa tek Chelsea është tani ish-trajneri i Koulibaly tek Napoli, Maurizio Sarri.

De Laurentiis, megjithatë, nuk ka asnjë qëllim për ta shitur, pavarësisht ofertës së fortë. Për Radio Kiss Kiss presidenti i Napolit ka thënë: “Është e vërtetë, morëm një ofertë prej €100 milion euro nga Premier League për Koulibaly, por ne nuk negociojmë shitjen e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *