• |
ide | kryesore

200 kg marijuanë në Fushë-Krujë, 4 të arestuar

Lajme, Të fundit



Rreth 200 kg lëndë narkotike marijuanë dhe 4 litër vaj hashashi, janë kapur nga policia e Lezhës pranë aksit rrugor Fushë Krujë-Mamurras. Lënda narkotike u bllokua gjatë transportimit të saj, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona.

Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë, Miri (Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë, Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë, si dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë kontrollit atyre iu është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *