• |
ide | kryesore

‘Apokalipsi grek’, konfirmohet viktima e parë shqiptare

Lajme, Të fundit

Mes 76 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare. Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj.


Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.


15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shenjëster të grabitësve.

Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.