• |
ide | kryesore

Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, reagon SHBA: Dështim i partive politike

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane – kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”. Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim./VOA



6 Comments

  1. keta politikanet tan jan partner biznesi. veshtir se do lejojn te behet nje sistem i pranushem drejtesie. me kete vettingun po u kerkojn llogari gjyqtareve e prokuroreve per cdo qindark dhe mir bejn. do ishte mir qe te njejten gje te benin dhe me politikanet dhe te benin edhe nje ligj te njejt ne menyr qe kush nuk justifikon pasurit te mos ket me te drejten te hyj ne politik (pervec ndejkjes penale). do ishte interesante te shikonim se si do pergjigjeshin keta tanet:
    psh: si do justifikonte Rama vilen e vet ne surrel (per te mos folur per llogari bankare etj). si do justifikonte Meta sarajet ne lalez e ngjalat e fundjaves, apo Saliu paret e Zenit (qe ka punu ndermjetes). ateher me vertet qe do dilte nje rreze djelli per shqiptaret dhe Shqiperin.

  2. JO ZOTRIA E JUAJ SHKOLLEN E MAGJETRATEVE E KA BLLOKUAR LU ME VLAHUTIN E SOROS BASHKE JO PARTIT VETEM PS.LU.VLAHUTIN..SOROS. CFAR FAJ KANE TE TJERET NE KETE MES OPO BERBERI BERBERI BERBERI …..

  3. E vertete JURI. Keta artistat hollywooodjane mbeshteten zgjedhjen me 69 vota te krieprokurores qe nuk din te thote dy fjale perpara shqiptareve. Keta artistat hollywooodjane mbeshteten aprovimin e votimeve me shumice per ligjet e reformes x drejtesi. Gjejvrastin, Iliri gjiza skraparit eshte vegla ketyre.
    Tani qe nuk i ec mo karroca dylit sepse i ka lloc ne balte, indinjohen. Jo moreeee ….?! Po cfare shkolle paskeni juve ore ….?!

  4. Shikoni se cfare thote ky : —-“Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme.”—–
    Kjo tregon se kush e mbështeti zgjedhjen e Ilirit per President dhe zgjedhjen e Artes per kryeprok. Pjesa tjetër eshte e tepërt ….

  5. Ky i ngarkuari me pune,po i bie akoma fyellit,ne te njenjten vrime,qe i binte per vite me rralle Lu-ja,nen shoqerine serenateske te Vlahutinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *