• |
ide | kryesore

Bonucci nuk i spostoi ekuilibrat, Milan e kthen tek Juventus për Higuain

Sport



Leonardo Bonucci dhe Milan nuk ishte një histori e destinuar të zgjaste, por për sa kohë ishte bëri zhurmë. Kapiteni kuqezi, dështoi të spostonte ekuilibrat në Milano dhe ndjen nostalgji për Juventus.

Sinjalet janë dhënë dhe mesazhet janë marrë: Leonardo Bonucci do të kthehej me vrap të vishte fanellën bardhezi. Vetëm se ka dicka, Milan për këtë lëvizje ka një synim dhe ai është Gonzalo Higuain.
Që Bonucci e kishte shprehur dëshirën për tu larguar nuk është mister, madje Gattuso e ka përsëritur disa herë, edhe në konferencën e fundit për shtyp. Pronarët e ri të Milan janë të prirur të rinovojnë organikën, duke sakrifikuar edhe ndonjë emër të rëndësishëm: Bonucci ka një ofertë nga Psg: 35 milionë euro për 31vjecarin, që përfiton 7,5 milionë në sezon deri në 2022 e me bonus shkon në 10. Milan, për ta marrë nga Juventus kishte ofruar 42 milionë euro.

Por mbrojtësi do Juven, edhe pse faktori ambjent është shumë i rëdnësishëm. Por edhe këtu ka një problem: raporti jo idilik me Massimiliano Allegri.
Diskutimet bëhen në anën ekonomike: Milan tenton të shesë Bonuccin për më shumë se 35 milionë, pak a shumë shifrën që shpenzoi një vit më parë, ndërsa Juventus do ta ulë.

E pikërisht këtu futet Higuain, në dalje nga Torino. Bardhezinjtë kanë tendencën ta shesin jashtë Italisë, me shumë mundësi tek Chelsea në pakete me Ruganin. Por blutë janë të bllokuar me tre sulmues (Giroud, Morata e Batshuayi) dhe pa zbrazur organikën nuk marrin dot argjentinasin. Milan do sulmuesin dhe nëse 60-65 milionët e kërkuar nga Juventus është një shifër e lartë, mund ta limojnë me Bonuccin. Edhe paga nuk përbën asnjë problem: rastësisht ose jo të dy futbollistët marrin të njëjtën shifër në klubet aktuale. Higuain preferon të qendrojë në Italia, Bonucci të luajë me Cristiano Ronaldo në Champions – mbetet vetëm të presim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *