• |
ide | kryesore

Everton 260 milionë për të panjohur. Tifozët: “Mund të kishim marrë CR7”

Sport



Shpenzime të cmendura dhe në fund Everton vetëm rezultate nuk ka. Këtë herë një tjetër i panjohur mbërrin në Liverpool, duke i cuar shpenzimet në një vit në 260 milionë euro, aq sa tifozët me ironi kanë kujtuar drejtuesit e klubit se me këtë shifër të shpenzuar do të kishin marrë Cristiano Ronaldon.

Disa e quajnë shaka, të tjerët mund ta përcaktojnë një investim mbi një prej talentëve brazilianë më të rëndësishëm. Por fakt është se Everton, për të panumërtën herë, paguan shifra të cmendura për një lojtar që nuk është ndër më të mirët e botës. Mbeten vetëm vizitat mjekësore që të kompletohet ardhja nga Watford e Richarlison për shumën e 56 milionë euro.

Richarlison mbërriti tek Watford nga Fluminense për 11 milionë stërlina në 2017. Një sezon në Premier me 5 gola e një përfaqësim në përgjithësi pozitiv, por natyrisht larg të qenit fenomen. Ndjesia më e bukur e tifozëve është sintetizuar në një frazë të vetme: “55 milionë për Richarlison, 45 për Sigurdsson. Praktikisht do të kishim blerë Cristiano Ronaldo”.

Në 2017/2018 Everton shpenzoi:

– Michael Keane (Burnley) për 28,5 milionë euro
– Jordan Pickford (Sunderland) për 28,5 milionë euro
– Davy Klaassen (Ajax) për 27 milionë euro
– Gilfy Sigurdsson (Swansea) për 50 milionë euro
– Cenk Tosun (Besiktas) për 22,5 milionë euro
– Theo Walcott (Arsenal) për 22,5 milionë euro
– Nikola Vlasic (Hajduk Split) për 10,5 milionë euro
– Henry Onyekuru (Kas Eupen) për 8 milionë euro
– Sandro Ramirez (Malaga) për 6 milionë euro

Këtyre blerjeve i shtohet Richarlison për 56 milionë. Llogaritë thonë një total prej 259,5 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *