• |
ide | kryesore

FOTO/ Si nisi zjarri shfarosës i Athinës

Lajme, Të fundit



Mbi 76 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 167 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur. 23 nga viktimat janë fëmijë.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë. Dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se shkaktarë mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë.



1 Comment

  1. Eshte krejtesisht e pamundur te ndodhi dicka e permasave te tilla per nje rastesi ose nje zjarrvenie e qellimshme nga toka. Nje nga shkaqet mund te jete edhe derdhja nga ajri e ndonje sasie karburanti avionesh. Pra e thene ndryshe ne ate zone ne nje lartesi te caktuar mund te kete qene ne fluturim ndonje avion te cilit ose i ka rrjedhur aksidentalisht karburant ose eshte derdhur qellimisht. Nuk ben sens ne nje zone te caktuar te bjere flaka menjehere. Sado e forte te kete qene era nuk ka shanse qe te bjere flake dhe te perfshije nje territor menjehere ne ato permasa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *