• |
ide | kryesore

Koncesioni i ri, 217 mln euro, qeveria hap tenderin për rrugën Milot-Balldren

Lajme, Të fundit



Qeveria hapi zyrtarisht tenderin për koncesionin e tretë të madh të programit 1 miliardë euro. Pas Rrugës së Arbrit dhe autostradës Thumanë-Kashar, projekti i radhës që do të jepet me koncesion është rruga Milot-Balldren.

Ky segment është 17.2 kilometër e gjatë dhe ka një kosto ndërtimi 161.5 milionë euro. Por duke përfshirë me mirëmbajtjen dhe interesat që shteti do I paguajë kompanisë private për 13 vjet, fatura totale e rrugës mund të arrijë deri në 217.3 milionë euro ose 12.6 milionë euro për një kilometër.

Ashtu si dy projektet e mëparshme edhe për rrugën Milot-Balldren do të ndiqet e njëjta formulë standard. Vepra do të ndërtohet me fondet e vetë kompanisë private dhe më pas qeveria do e paguajë atë me këste për 13 vjet.

Rruga Milot-Balldren shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës. Më pas ajo devijon si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

Propozimi për ndërtimin e kësaj rruge është bërë nga kompania shqiptare ANK përmes një oferte të pakërkuar. Për këtë propozim ANK është shpërblyer nga qeveria me bonus sa 8.5 për qind të pikëve, çka e bën të avantazhuar ne tenderin që do të zhvillohet në datën 4 shtator.

Dy projektet për të cilat është shpallur fituesi, Rruga e Arbrit dhe ajo Thumanë-Kashar kanë një kosto ndërtimi prej 465.8 milionë euro. Duke përfshirë dhe koston e Milot-Balldren, vlera e koncesioneve të dhëna deri më tani arrin mbi 627 milionë euro. Por këto janë vetëm kostot e ndërtimit. Nëse përfshihen dhe interesat si dhe mirëmbajtja e rrugëve për 13 vjet fatura që qytetarët do të paguajnë për këto tre vepra kërcen në 800 milionë euro./ TCh



11 Comments

  1. Pak llogaritje per te sqaruar me mire publikun :

    viti kosto e punimeve pagesa e kapitalit per cdo vit per 13 vjet Kapital i mbetur per tu paguar pas cdo viti interes 3% mirmbajtje per cdo vit. pagesa totale per 13 vite
    1 € 161.000.000 € 12.384.615 € 12.384.615
    2 € 12.384.615 € 148.615.385 € 4.458.462 € 1.500.000 € 18.343.077
    3 € 12.384.615 € 136.230.769 € 4.086.923 € 1.500.000 € 17.971.538
    4 € 12.384.615 € 123.846.154 € 3.715.385 € 1.500.000 € 17.600.000
    5 € 12.384.615 € 111.461.538 € 3.343.846 € 1.500.000 € 17.228.462
    6 € 12.384.615 € 99.076.923 € 2.972.308 € 1.500.000 € 16.856.923
    7 € 12.384.615 € 86.692.308 € 2.600.769 € 1.500.000 € 16.485.385
    8 € 12.384.615 € 74.307.692 € 2.229.231 € 1.500.000 € 16.113.846
    9 € 12.384.615 € 61.923.077 € 1.857.692 € 1.500.000 € 15.742.308
    10 € 12.384.615 € 49.538.462 € 1.486.154 € 1.500.000 € 15.370.769
    11 € 12.384.615 € 37.153.846 € 1.114.615 € 1.500.000 € 14.999.231
    12 € 12.384.615 € 24.769.231 € 743.077 € 1.500.000 € 14.627.692
    13 € 12.384.615 € 12.384.615 € 371.538 € 1.500.000 € 14.256.154
    total € 161.000.000 € 161.000.000 € 0 € 28.980.000 € 18.000.000 € 195.595.385

      1. Perderi sa llogarite jane bere me eruo , dhe interesi duhet marret interesi per euro ( ka plot banka apo shoqeri sigurimesh ne europe qe ta lene ne dore me 2,1%, ose dhe me pak sepse garanti eshte qeveria shqiptare ) .

        Edhe nese do te behej llogaria ne leke , prap afer 3% do te rrotullohej , sepse ne vitet ne vijim leku do parashikohet te forcohet dhe garanti ne kete rast eshte qeveria , pra risku per bankat eshte gagti zero. Pra nuk ka asnje arsye pse interesi do te duhet te merret 5%.

    1. o rrusho po nuk ngjit dot ktu tek komentet tabela exceli. po na thuaj kush eshte perfundimi i llogaritjeve qe ke bo . Se me sa po shof ato numrat tek linja e funit del qi totali mas 13 vjetesh do jet 195.5 miljon , korrekt ?

      1. Po e sakte. Vlera totale qe do te jete paguar pas 13 vitesh eshte 195.5 miljon euro.

        Cmimi i sakte per nje kilometer eshte 161miljon / 17km = 9.38 miljon euro ( mirmbajtja e rruges nuk futet ne cmimin per kilometer sepse pergjate ketyre 13 viteve rruga do te perdoret) .

        Pra le te themi qe Lapsi i ka fryre nje cike numrat , qe ta beje rastin edhe me shume korruptiv …

          1. Ajo varet se cfare cilesie rruge do jete , se ka rruge te cilesise A ku cmimi shkon deri ne 40 miljon euro per km , dhe terreni nese eshte malor apo fushor.

          2. po pati tynel aty eshte cmim i lire per km por po nuk pati tynel eshte gati 20% me shtrenjt ( 20% i Rames) .

          3. Degjo jk dhe bobi , rruga nuk eshte as malore dhe as nuk ka tynele se e njohim terrenin . Nese do kishte tynele , ato llogariten veç . Edhe nese eshte kategoria A ( dy korsi +emergjence+veprat e artit) prape kostoja e ndertimit per km nuk i kalon kurre 4 milon euro/km bazuar ne manulin e çmimeve qe kemi ne fuqi . Biles sikur e gjitha te realizohej me pilota prape nuk e kap kurre kete çmim . Ketu po grabitet or byraze jo po vidhet . keta po zbatojne teorine e berishes me rrugen e kombit dhe po ti veshe re PD nuk flet se eshte deri ne gryke . I vetmi qe po e ha sa krahu eshte populli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *