• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut nis çmontimin e stacionit të raketave

Planet
Kim-Jong-Un-attack-Trump-US-world-war-740550.jpg



Koreja e Veriut duket se ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit.

Imazhet satelitore të stacionit Sohae tregojnë se Peniani po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor.

Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motorr të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre.

Peniani ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit.

Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike.

Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *