Policia e Kurbinit ka kapur një person të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Orlando Hima, 35 vjeç i cili kërkohej nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, pasi më datë 20.02.2018, këtij shtetasi në bashkëpunim me të tjerë, iu është sekuestruar në cilësinë e proves materiale një sasi lëndë narkotike Mariuanë.
“Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin datë 23.02.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”, thotë policia.
Hima iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime dhe ndjekje të mëtejshme.