• |
ide | kryesore

Mirabelli “lamtumirë Milan”, për Taren rivali është Braida

Sport



Drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli, zyrtarizon lamtumirën nga kuqezinjtë në një letër të hapur: “Të dashur milanistë, kur vjen momenti që të thuash faleminderit do të thotë se dicka që kishte nisur, përfundoi… Provova me të gjitha forcat t’iu dhuroj Milanin më të mirë të mundshëm, sepse ju meritoni të ktheheni në majën e Europës e Botës. E aty do të ktheheni”. Në falenderimet e ish-drejtorit sportiv mungon Fassone, por jo Gattuso: “Para se gjithash dua të falenderoj Gattuson, që e kërkova me forcë”.
Ankandi tashmë është i gjithi për postin e Drejtorit Sportiv të Milan e sipas Gazzetta dello Sport, njeriu që mund të bashkëpunojë me Leonardon (që shumë shpejt do të zyrtarizohet si drejtor teknik) është një mes Ariedo Braidas e Igli Tares. Drejtori aktual i Lazios i pëlqen kuqezinjve, për mënyrën e punës në merkato, edhe pse pa një buxhet të lartë për të manovruar. Por pengesa kryesore e shqiptarit është Ariedo Braida, drejtori aktual i punëve të jashtme tek Barcelona. Bashkë me Leonardon e Umberto Gandinin (Administratori i Deleguar i mundshëm) do të ishte një rikthim në origjinë për Milanin e versionit berluskonian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *