• |
ide | kryesore

Në ndjekje të idhullit: Mbappe si Ronaldo

Sport



Kylian Mbappé ka patur një lojtar të preferuar dhe në gjurmët e atij që i shënjoi fëmijërinë dhe pasionin për futbollin vazhdon të ecë ende, edhe tani që është kampion bote. Francezi heq dorë nga numri 29 e zgjedh 7 për sezonin e ardhshëm me Psg. Ndryshimi është inspiruar nga idhulli i tij Cristiano Ronaldo, që e ka mbajtur veshur tek Manchester United, Real Madrid e tani edhe tek Juventus. Sulmuesi 19 vjeçar në sezonin e kaluar kishte preferuar numrin 29, për ditëlindjen e vëllait më të vogël, duke qenë edhe se 7 ishte zënë nga Lucas Moura, që në janar u largua drejt Tottenham.

Njëfare nostalgjie, sepse fanella me numër 7 zbukuronte muret e dhomës së tij në fëmijëri, ndërsa sot kampioni francez vendosi ta vendosë në shpinë. Një sfidë personale e rëndësishme, më shumë se sa një peshë për Mbappé, që duhet të tregojë, mbi të gjitha vetes, se e meriton këtë trashëgimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *