• |
ide | kryesore

Prenga sfidon edhe Molden, por Laçi duhet të bëjë ndeshjen e jetës

Sport



Ndoshta nuk e mendonte askush se trajneri i ardhur nga Kroacia, Besnik Prenga, do të ishte lëvizja më e zgjuar e presidentit Pashk Laska. Shumë e kritikuan për ndarjen me Gentian Mezanin, në kohën kur tekniku vlonjat e kishte drejtuar me sukses skuadrën bardhezi drejt zonës europiane të renditjes.

Kualifikimi me Anorthosis ishte treguesi më i mirë për teknikun në vecanti dhe kurbinasit në përgjithësi. Por tani, në rrugën e Laçit në Europa League është Molde, një kundërshtar aspak i thjeshtë, por jo i pakalueshëm për teknikun e kurbinasve, Besnik Prenga. Sigurisht që në letër favoritët janë norvegjezët, për eksperiencë, buxhet e potencial, por në fund të fundit kështu ishte edhe Anorthosis, përpara se Uzuni ta shtangte në ndeshjen e kthimit. Tekniku i ka idetë e qarta për mundësitë që ka, por bardhezinjtë duhet të bëjnë ndeshjen e jetës…
“Laci si gjithnjë duhet të bëjë ndeshjen e jetës në të tilla kompeticione, në rast se do të kualifikohet – tha Besnik Prenga pas seancës së fundit stërvitore të Lacit, përpara se skuadra të udhëtojë drejt Norvegjisë. Eskperienca në këto raste, që është në anën e Moldes, vlen shumë, por Laci duhet të përdorë dëshirën e madhe për të bërë mirë dhe faktin që vjen si outsider. Ardhja e Marko Radas, në merkato, pikërisht përpara sfidës me Vikingët është një siguri më shumë për teknikun, që tashmë do të ketë një nga ata lojtarë që ndërtojnë strategji në fushë, sipas situatave. Kroati i ardhur nga Skënderbeu do ti japë kurbinasve, në mos një standart më të lartë difensiv, eksperiencë fondamentale për përballjet me eleminim direkt.
“E rëndësishme është të mos pësojmë në ndeshjen e parë në transfertë dhe Radas do të jetë një element me eksperiencë në ndeshje me specifikë të tillë”, përfundoi Prenga.

Për takimin e të enjtes në Aker Stadion bardhezinjtë do të tentojnë të ruajnë portën të paprekur, por do të jetë një mision delikat përballë skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, një nga ata që kur zbriste në fushë, dinte gjithnjë ta conte topin në rrjetë. Për fat këtë herë ish-lojtari i United nuk luan vetë në fushë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *