• |
ide | kryesore

Skena të tmerrshme në Greqi, ekipet e shpëtimit gjejnë 26 viktima të zjarrit të përqafuar në lokal

Lajme, Të fundit



Me kalim e orëve shtohen edhe viktima si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Athinën. Përpos viktima ekipet e shpëtimit kanë qenë dëshmitarë edhe të skenave të tmerrshme ku kanë gjetur njerëz të djegur për së gjalli në makina e banesa.

Një rast i tillë ka qenë edhe ai ku u gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant. Sipas mediave greke pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, dhe akoma më prekës është fakti që disa prej tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin në përpjekjet e fundit të dëshpëruara për shpëtim.

Restoranti thuhet se ndodhej 100 metra larg detit, por flakët dhe hiri i zjarrit i ka asfiksuar të gjithë ata që ishin brenda duke i ndaluar kështu të mund të gjenin një rrugëdalje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *