• |
ide | kryesore

Tmerri në Athinë, flasin shqiptarët: U bllokuam nga tymi, nuk merrnim dot frymë

Lajme, Të fundit



Zjarri i rënë një ditë më parë në Athinë shkaktoi një situatë tragjike, duke i marrë jetën të paktën 60 personave e qindra të tjerë kanë përfunduar në spital për shkak të djegies ose problemeve me frymëmarrjen.

Nga të dhënat e para raportohet edhe për shqiptarë mes personave të vdekur, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në spital nga asfiksia.

Një çift shqiptarësh, të cilët shkuan për ndihmë mjekësore në spital, folën për Top Channel:

“Përfunduam në spital nga tymi i tepërt. Bashkëshortja nuk merrte dot frymë. Pësoi akth. Nuk merrnim dot frymë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *