• |
ide | kryesore

Skandali/ Rama i jep Vilma Nushit 3 milionë euro më shumë për analizat e pakryera të Check- Up

Arkiva, Kryesore



Megjithëse shifrat janë kokëforta Edi Rama vazhdon të këmbëngulë që ti japë kot më kot paratë e taksave të shqiptarëve për koncesionit e Check-up. i njohuri si Kontrolli mjekësor bazë dhe i anatemuar si një nga vjedhjet më të mëdha të mandatit të parë të rilindjes edhe një vit më parë rezultoi një dështim. Por atëherë, në vend që të bënte një reduktim të fondit që i jep kompanisë së Vilma Nushit, ish ministri Ilir Beqja vendosi të rrisë me dhjetë vjet ( nga 40 – në 65 vjeç u bë 35 deri në 70) brezin moshor të atyre që mund të bëjnë kontrollin mjekësor falas. Me një deklaratë qesharake Beqja tha atëhere se njerëzit nuk ishin paraqitur për të bërë analizat pa para sepse i kishte penguar propaganda shpifëse e opozitës.

Lexo me tej:

Prova se si ish ministri Beqja manipuloi nje vit me pare me shifrat e Check Up 

Si u rrit mosha nje vit me pare per t’i dhene me shume para koncesionarit

Por me sa duket edhe truku i një viti më parë për të paguar po njësoj 876 milionë lekë,  ka rezultuar një flluckë. Sipas statistikave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017, me gjithë fryrjet fiktive dhe presionin mbi mjekët për të shtuar numrin, vetëm 67% e popullatës ka besuar tek koncesioni i Check Up raporton revista “Monitor”.  “ Sipas të dhënave zyrtare, qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria”. Logaria është e thjeshtë Check –up-in për 2017 e kanë kryer 316 000. Por megjithëatë në xhepin e Vilma Nushit, Rama ka hedhur sërish shifrën 876 milionë lekë  “Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, i bie që pagesa për një vizitë nga buxheti kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare, qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria” llogarit Monitor.

Lexo me tej:

Analiza / Andi Bushati: Pse vendimet e Rames kane qellim vetem vjedhjen

Pra këto shifra e nxjerrin qartaz që në këtë koncesion nuk janë prioritet as shëndetësia falas, dhe as kontrolli i qytetarëve shqiptarë, por një dhe vetëm një, nxjerrja e sa më shumë përfitimeve nga privati i cili paguhet një më një edhe për atë 33 % të qytetarëve që as nuk kanë shkelur të bëjnë analizat. Dhe e bukur është se megjithëse prej vitesh Rama e di që ky numër është shumë më i ulët se çe ka parashikuar ai për ti dhënë para klientes së tij, ai prap nuk e zbret shifrën që shteti paguan për Check-up. Pas kësaj konkluzionin gjithkush e bën vetë.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Politikane me te papergjegjshem dhe me te paskrupullt zor se gjene ne bote . Ketu eshte per ti vene dinamitin ne çdo mm2 .

  2. Kur mungon drejtësia, shteti është, thjeshtë, një lukuni hajdutësh e kriminelësh, – thoshte Shën Agostini, dhe duket se paska pasur të drejtë plotësisht. Jemi pa drejtësi dhe pa shtet. Qeveri antikombëtare. Thjeshtë e qartë; Hajdutë të kombit.

  3. I lindun , i rritun dhe i plakun në dhe të huej , nuk kam jetue kurrë në Shqipni .Shpesh kur lexoj artikuj në gjuhën shqipe ndodh të zbuloj domethanjën e ndo nji fjalë të huej që ka hy në gjuhën shqipe.
    Psh., nuk e dija që fjala “koncesion” barazohet me fjalën vjedhje .Tashti e di mirë !!!!

  4. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *