• |
ide | kryesore

Annën e fajësojnë familjarët, “E mori në qafë Emiljanon”

Lajme, Të fundit



Gjykata në Fier ka dhënë ditën e sotme masën arrest me burg për Anna Malajn dhe Emiljano Grembin, të cilët akuzohen për grabitje të pikave të karburantit.

Nëna e Emiljano Grembit ka folur për Top Channel duke thënë se djali i saj është i pafajshëm, ndërsa thotë se është Anna Malaj ajo që e ka përfshirë në këtë çështje.

“Djali është i pafajshëm. E ka marr në qafë Anna. E kam nxjerr disa herë nga shtëpia. Nuk më pëlqente çfarë bënte. Anna ka dy fëmijë. Vajzë e djalë. Vetë ka ndenjur në Gjermani. Jam në gjendje të vështirë ekonomike. Djali nuk është marrë me këto gjëra”, është shprehur nëna e Emiljanos.

Anna Malaj dhe Emiljano Grembin akuzohen si autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier dhe Mallakastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *