• |
ide | kryesore

Atentat me armë në Lushnjë, policia arreston babain e autorit

Lajme, Të fundit



Policia raporton se një atentat me armë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ditën e martë. Një 26-vjeçar me inciale S.Xh, ka tentuar të vrasë me një pistoletë një 29-vjeçar me inicialet A.Ç.

Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur të riun. Në momentin e atentatit ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij dhe ka mundur të shpëtojë nga vdekja.

Policia thotë se autori që ka tentuar të vrasë 29-vjeçarin është ndihmuar edhe nga i ati, i identifikuar si Ilirjan Xheliu, i cili është arrestuar nga policia.

Autoritetet shprehen se ky i fundit, 60 vjeç ka ndihmuar të birin të largohet nga vendngjarja pas atentatit të dështuar.

“Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, – njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *