• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës dhe ndërkombëtarëve: Heshtja ju ka bërë të pabesueshëm

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra gjatë ditës së sotme nga Edi Rama.

Me një reagim të tij, Basha thotë se ndryshimet që ka propozuar Rama e çojnë drejtësinë tek institucionet e vjetra, tek ato që ishin para se të niste Reforma në Drejtësi.

“Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë. Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së” – thotë Basha i cili shton se Rama ka punuar qëllimisht për të bërë që reforma të dështojë.

“Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK” – thotë Basha që nuk kursehet as për ndërkombëtarët.

“Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi” – e mbyll Basha.



7 Comments

  1. Nuk ka vlere sulmi kunder amerikaneve dhe europianeve sepse ata kane demokraci dhe gjyqesor te konsoliduar.Shba eshte superfuqia e vetme ne glob.

  2. Lule tie po thue qi te qijne tye te parin te fusin mren? Do ta cijne bojthen oj Lule ameriqenet. Bo gati breket e heknit mi Lule

  3. edhe shba ka krymba qenefi te stalinit si lu,e ky zavendsi,apo be me vllahutin,boshtinaru,fajon etj.pra parat milarda te kokaines ta blejn lu me ter ambasad.ramen meta me nji ngjal e bleu.

  4. O lul duhet te punosh mire sot,qe ta kthesh ne pozitivitet neser ne zgjedhje.kaq duhet ta kishe kuptuar O Kaqol klasik.

  5. Ore i Pa Emer, merihanet dhe kurva plake (sipas perkufizimit te Fishtës), demokracine dhe lulezimin e kane per veten e tyre ne territorin e tyre , POR neper bote te bejne ate qe ste shkon ne hije te mendjes , dhe nuk me duket se lufterat neper bote po i bejne shqipetaret e falimentuar, — pra edhe aq te kuluar mos na i bej sepse syte dhe mendja nuk kane lene akoma , hajt pra pak gjize skrapari ,,,

  6. O Luli, kush t’a jep ty te drejten te flasesh ne emer te publikut!?
    Kohet e fundit ke filluar te trashesh zerin duke sakrifikuar mardheniet Ameriken dhe nderkombetaret me idene e fitimit te disa votave me shume, por do te perfundosh me voten e publikut te nivelit arit.

  7. I detyruar, qe kur shoh komentues me pseudo,,,,BERTI,, apo ky i fshehuri pas varrit te humbur,,,,Ipaemer,, si dy bandille, ne pamje freshista, por nga origjina Komunista, dobice te perhapies se propagandes se qelbesirave. Duket qe ketyre fundrinave po u vjen fundi,jane ne pastrimin e fundit te halese nga kane dale, qe heren tjaterte na vijne me komente me frut dhenes, jo per partine e qelbur, joooo, por te mendojne me shume se si po jeto populli me genjeshtrat e hipokrizine e mashtruesit. Gjithmone nese jeni popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *