• |
ide | kryesore

Befason Mourinho: United nuk është për titull

Sport



“Kështu si janë gjërat në këtë moment Manchester United nuk është për titull”. Josè Mourinhos nuk i ka mjaftuar fushata e blerjeve të deritanishme bërë nga Djajtë e Kuq (Fred e Dalot) e deklaron hapur se “nuk ka një organikë në lartësinë e Liverpool e Chelsea. Duhen përforcime e konfirmime, nëse duam të luftojmë për titullin”. Në konferencën për shtyp në Los Angeles, me rastin e turneut Icc, ‘Special One’ ka shpjeguar se United është i pakompletuar dhe nëse vazhdon kështu rrezikon të mos niset në një nivel me skuadrat e tjera të mëdha të Premier.

“Duhet të bëjmë ndonjë blerje dhe të mbajmë yjet tona nëse duam të luftojmë për titull – deklaroi Mou – Niveli ynë për momentin nuk është në lartësinë e standardeve të skuadrave si Liverpool e Chelsea. Nëse vëzhgoni lojtarët që kanë marrë ose edhe ata të blerë nga Arsenal, di ti kuptoni diferencat. Më pëlqen të kem edhe dy tre lojtarë të tjerë, por një gjë është ajo që më pëlqen dhe një tjetër është ajo që do të ndodhë” e mbylli ironikisht, sic e ka zakon, konferencën e tij për shtyp portugezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *