• |
ide | kryesore

Check-up, konçensioni konfirmon dështimin për vitin e tretë radhazi

Arkiva, Kryesore



Për të tretin vit radhazi, konçensioni i Check Up provoi se ishte një kontratë me humbje për shqiptarët dhe me fitime marramëndëse për kompaninë private. Për vitin 2017, sërish u paguan më shumë para, sesa vizita të kryera nga kompania private.

Shkak për këtë është kontrata e nënshkrar nga qeveria, që i jep kompanisë private shumën fikse të lekëve, edhe nëse shërbimet nuk janë kryer të plota.

Të dhënat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 dëshmojnë se gjithsej u kryen 316,601 kontrolle, por u paguan sikur të ishin kryer 445 mijë të tilla.

Sepse në kontratë parashikohet se, edhe sikur vetëm një shqiptar në vit të kryejë Check Up, qeveria sërish do t’i paguajë kompanisë private paratë për qindra mijëra vizitat e parashikuara.

Kështu ka ndodhur edhe për vitin që shkoi. Kompania u pagua me 876 milion lekë, pavarësisht se nuk ka kryer 445 mijë vizita, por vetëm 67% të tyre, sipas të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

3P Life Logistic-kompania e themeluar për mbarëvajtjen e koncesionit 10-vjeçar të check up-it zotërohet në 80 për qind të aksioneve nga kompania Marketing& Distribution dhe në 20 për qind nga kompania Trimed.

Marketing& Distribution është 100 për qind në pronësi të Vilma Nushit, ndërsa Trimed ndahet 50 me 50, mes Nushit dhe Shani Peposhit.

Duke parë shumën e ekzagjeruar që i jepej kompanisë vit pas viti, qeveria rriti fashën e moshave që kishin të drejtë të përfitonin nga shërbimi duke e çuar nga 35-70 vjeç.

Por edhe zgjerimi i fashës së grupmoshave që e përfitojnë falas “check-up”, nuk e ka justifikuar shumën e parave që i jepet kompanisë private të kontrolluar 90% nga Vilma Nushi.

Në vitin e parë të konçensionit, në 2015, vetëm 244 mijë vetë e morën shërbimin, ndërsa kompania u pagua sipas parashikimit të Ilir Beqes, që ishte Ministër Shëndetësie kur u dha konçensioni.

Shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë shërbimin deri në vitin 2024 kur kontrata skadon. Eshtë e sigurtë se kompania private do të ketë përfituar afro 8.8 miliardë lekë deri atëherë. Se sa vizita do të jenë kryer, kjo nuk ka asnjë lidhje me paratë që paguhen.

 



3 Comments

  1. U ngecshin në fyt dhe mos i gëzofshin as edvin mortja as kurva nushi etj.

  2. Edhe keto shifra qe japin keta (316,601 kontrolle) jane shume fiktive , te gjithe e dime aq me teper kush ka ndonje te njohur qe punon ne shendetesi . Ua vene kusht infermiereve dhe punetoreve te gjejne emra fiktive . Nuk arrijne as edhe 100.000 kontrolle . Deshtim total dhe grabitje me dhune .Duhet ndeshkim ekzemplar .

  3. Ku jane ata te rilindjes moooooooo, Aman te flasin , te mbrojne lidhjerin e tyre qe rrjep njerezit qe paguajne taksat e gjobat e qelbesirave…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *