• |
ide | kryesore

Cungu skeptik për transfertën: “Të shohim cdo të ndodhë”

Sport



Nuk është rezultati më i mirë, por 0-0 e lejon Kukësin të qendrojë në lojë edhe në ndeshjen e kthimit. Ajo që ka më tepër rëndësi është se Blutë, duke mos pësuar, mund të bëjnë të njëjtën lojë edhe në Azerbaixhan.

“Ne do të bëjmë lojën tonë, pastaj të shohim çdo të ndodhë – u shpreh tekniku shkodran pas ndeshjes. Është një mision i vështirë, sepse e pamë edhe këtu sa e vështirë ishte të përballohet një skuadër si Qarabag. Jam i kënaqur me lojtarët, për mënyrën si u sollën në fushë dhe intensitetin e krijuar në fushë”.

Barazimi i dytë rradhazi në Loro Borici pa gola në Champions, pas atij me Valetën në raundin e parë. E duke parë që në Maltë u arrit kualifikimi, ndoshta është ogur edhe në këtë rast që në Azerbaixhan Kukësi mund të bëjë surprizën e dytë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *