• |
ide | kryesore

Deklaratë e fortë e PD: Bojkotoni Top Channel!

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka bërë sot një deklaratë të fortë duke akuzuar Televizionin Kombëtar Top Channel për censurim të aktiviteteve të saj. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se kjo bie në kundërshtim me parimet bazë të gazetarisë dhe informimin e pavarur të publikut. Në deklaratën e rrallë të Partisë Demokratike, ajo u bën thirrje qytetarëve të bojkotojnë Top Channel sepse nuk i shërben interesit publik.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

7 Comments

    1. i pa ener karin e kam gati per po te kesh ndonji moter te mir,ose blushi,sa per ramen as qe i kerkoi gje ,atij ja le frroket e ndoket.por ti i pa emer duhet te kesh si balla ndonji moter prostitut qe vete kar don si ti.po deshe kar timin nuk ta jap se e flliq ,ik te roshi ne grup ta ben,

  1. Nuk e kupton kok loqe qe ju si pd nuk perbeni lajm,kaq e thjeshte eshte.dini gje per vellain e dvoranit qe iku per lesh ne gerdec nga familja berisha.

  2. Po ik or Lul pula me gjith PD ca lajmesh do ti mo aman, po ku bën lajm ti o Lul. Ti je si ai bariu qe thirri Ujku Ujku dhe kur vajten njerzit për ndihmë i tha gënjeva, pastaj tha edhe nje here tjeter të njëjtën gjë, kur e tha për herë të tretë e të katërt si vajti më njeri dhe ujku erdhi vërtet dhe ja hëngri kopenë. Tani je thjesht çoban pa kope sa të hajë ujku edhe ty se aty rrotull e ke. Po ike do shpëtosh.

  3. C;fare komentuesa zagare, hiposervile, e laroshe, BENI, e ky palavozi qe na qenka EMIGRANTI, . ky i dyti do jete ndonje tregtar droge qe eshte ne sherbim si dhe te tjeret te psikokryeministrit. Kur flitet per te drejta te barabarta, mo kelyshe, sot ne shtetin demokratik jo vetem PDja, por edhe sikur dy e me shume vete te protestojne eshte e drejte e tyre, dhe tv apo gazetat duhet ti shfaqin qendrimet e tyre, e jo me te nje partie opozitare . Por ju si gjerizi i qelbesirave te rilindjes komuniste, nuk doni demokraci, drejtesi. kur te komentoni mo fytyre lyra , shtroni problemet qe kemi e qe po na i shton ky i semuri i ballkanit, e shpura e tije qe vijne nga kelyshe te komunizmit. Kete na e sqaroni ju bije te KURVIT.

  4. Top channel eshte drejt fundit te turpshem. Ka kohe qe lengon por Blushi beri bashke legenllekun e vete me paaftesine dhe injorancen epike te Vjollca Hoxhes. Nuk mund te prodhonin televizion me qesharak dhe fund me te turpshem. Ben Blushi e coi ne hale ate pak vizion te genjeshtert qe kish krijuar. Tregoi qe 1. Luften me Ramen nuk e ka patur parimore por interesash banale. 2. Nuk merr vesh fare po fare nga media. Telecizioni me fytyren e tij ne krye eshte banal , qesharak dhe e kunderta e profesionalizmit. 3. Blushi udhehiqet vetem nga paraja dhe e shoqja qe njihet heret per seksere e te shoqit

    Keshtu qe asnje cudi per cfare po ndodh. Po bejne gjithcka qe te mos humbin gjyqin por jane aq dritedhkurter sa nuk kuptojne dy gjera 1. Gjyqi fitohet kur e tremb dhe shqeteson qeverine , jo kur i lepin b me neveri. 2. Keshtu si e katandisen tch , edhe po i ruajten ato aksione , ai tv nuk vlen dy groshe.
    Blushi “ vdiq” imazhin e genjeshtert te tij . Top Chamnel eshtw nje i vdekur i pakallur. Fund pa lavdi si per njerin si per tjetrin.

    PD ka bere reagimin me normal e te drejte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu