• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet 8 kuintal drogë në Itali me vlerë 8 milionë €, në pranga një 40-vjeçar shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia italiane mbeti e surprizuar kur kontrolloi një magazinë në provincën e Russi në Ravena. Kishte dyshime se në magazinën e marrë me qera nga një shqiptar fshihej drogë, por pas hyrjes brenda u gjet gati 8 kuintal marijuanë dhe kanabis. Dyshimet nisën të dielën pasi forcat e policisë vunë re se një makinë tip Citroen po bënte manovra të dyshimta në rrugë me një shpejtësi jashtë normave.

Pas ndalimit u konstatua se në timon ishte një 70-vjeçar italian. Gjatë ndalimit ai ishte mjaft i tensionuar ndaj policët vendosën të bënin një kontroll më të detajuar. Nga kontrolli gjetën 70 kg marijuanë brenda 2 thasëve të zinj. Hetimet u thelluan dhe policët arritën të zbulonin vendin ku ishte ngarkuar makina e 70-vjeçarit që i çoi në magazinën e shqiptarit.

Aty u gjetën edhe 602 kg marijuanë dhe 128 kg hashash. Totali 8 kuintal droge më një vlerë në treg 8 milionë euro. Në pranga u vu edhe 40-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion veriun e vendit. Dyshohet se shqiptari kishte rolin e grosistit. ©LAPSI.al

Un magazzino di droga scoperto dai Carabinieri (foto Massimo Argnani) Un magazzino di droga scoperto dai Carabinieri (foto Massimo Argnani) Un magazzino di droga scoperto dai Carabinieri (foto Massimo Argnani)

Un magazzino di droga scoperto dai Carabinieri (foto Massimo Argnani)



1 Comment

  1. Po si mos merren me droge ,kane vuajtur ne Itali gjithe ajdutet e Ku coves e Beratit,vijne blejne dhe shtepi ne Amerike me parent e droges,prostitucionit, kete e di fare mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *