• |
ide | kryesore

Kukësi e Qarabag i lajnë hesapet në Baku

Sport



Nuk ka fitues dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sigurisht në historinë e Loro Boricit, në barazimin pa gola, mes Kukësit dhe Qarabag ka gjithmonë të kënaqur e të pakënaqur. Gjëra që mund të kishin shkuar më mirë ose më keq.

Cungu luajti kartën e mbrojtjes dhe ashtu duhet të ishte në pozitat kur kundërshtari është favorit dhe me diferencë kualiteti. 5-4-1 i shkodranit, me Shametin stoper, që në fazën e posesit të topit kthehej në mesfushëor, garantoi ekuilibër dhe ruajti rezultatin. Nota pozitive për Rrumbullakun e Shametin, ndërsa Dzaria organizoi gjithcka gati në perfeksion, duke vendosur rregull dhe ndërtuar aksionet në të gjitha rastet.

Por në anën tjetër, Plaku mbeti shumë vetëm për të vënë nën presion portën kundërshtare: goditje në portë dy, në kuadrat zero. Jo shumë optimiste si statistikë për të menduar kualifikimin në transfertë.
Qarabag përdori qetësinë, duke pritur hapjen e Kukësit që nuk ndodhi. Në këtë pikë, azerbajxhanasit preferuan të mos shtyhen më tej, duke e lënë cështjen për tu zgjidhur në shtëpinë e tyre.

Në disfavor është fakti që Kukësi duhet të luajë kualifikimin në territorin armik dhe kundër një skuadre dukshëm favorite. Pozitiv është fakti se kukësianët vërtetë nuk fituan, por as nuk shënuan, kështu që nëse arrijnë ta bëjnë atje, do tia komplikonin shumë jetën Agollit e të tjerëve, në kthimin e raundit të dytë të Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *