• |
ide | kryesore

Laçi, sytë nga Uzuni për t’a çuar bonusin e arkëtimeve në 780 mijë euro

Sport



Ndeshje delikate në Norvegji, për raundin e dytë të Europa League për Laçin, që duhet të përballojë Molden. Në Kurbin kujtojnë golin kualifikues të Myrto Uzunit e shpresojnë, ndërkohë që sulmuesi që fundosi Anorthosis, është gati të përsëritet në Norvegji.

Laçi ka nevojë për golat e tij për të arritur për herë të parë në histori në raundin e tretë të Europa League, që do të ishte gjithashtu edhe thesar për arkat e klubit me 280 mijë euro të tjera, që do ta çonin totalin në 780 mijë të arkëtuara.

Goli i shënuar dy minuta nga fundi i lojës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Europa League kundër Anorthosis dhe me vlerën e kualifikimit, është i destinuar të qendrojë në memorie. Myrto Uzuni kujton cdo detaj të atij momenti që e futi në historinë e Laçit, duke rrëzuar gjigantët qipriotë të Anorthosis, por tashmë sulmuesi ka mbi vete një qytet të tërë, që pret në Norvegji një tjetër perlë të beratasit, për të nënshtruar edhe vikingët e Moldes…

“Jam shumë i lumtur për këtë moment – tha Uzuni përpara nisjes drejt tokës vikinge. Shpresoj shumë të justifikoj pritshmëritë që janë ngritur mbi mua, sidomos pas ndeshjes së fundit me qipriotët. Mendoj se nëse luajmë si grup mund të bëjmë një tjetër befasi të bukur”.

Në fakt, nuk do të jetë aspak një detyrë e lehtë sepse novergjezët kanë me vete eksperiencë dhe potencial. Praktikisht gjithcka është kundër Lacit, por vetëm në letër, sepse në fushë kurbinasit kanë vënë gjithnjë zemrën dhe kanë një sulmues që është gati të bëjë një tjetër surprizë, që mund ta cojë në të ardhmen Uzunin në një tjetër nivel, në kohën kur ofertat nuk i mungojnë..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *