• |
ide | kryesore

Lamtumira e Sergio Marchionne, menaxheri që shpëtoi Fiat

Sport



Automobilizmi është në zi. Administratori i lartë, ish-presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne është ndarë nga jeta në spitalin universitar të Zyrihut, ku ishte shtruar në 27 qershor për një ndërhyrje në shpatullën e djathtë. 10 ditë më parë gjendja e tij u rëndua për shkak të asaj që mjekët e përcaktuan si “komplikacione post-operacioni”.

Dashuronte makinat e shpejtësisë që në fëmijëri Sergio Marchionne, e jo rastësisht makina e tij e parë në adoleshencë ishte një “124 spider”. Pasi përmbushi misionin e tij tek FIAT, ëndërra e tij sihte të qendronte në drejtimin e Ferrarit, markë të cilën e coi tek suksesi në kuotimin në bursë në 2015. Preferonte të ecte me shpejtësi Marchionne që vite më parë, pikërisht në drejtimin e një Ferrari, u bë protagonist i një aksidenti. Menaxherit italo-kanadez i pëlqenin cmendurisht garat, natyrisht Formula 1.

Tek Ferrari mori Sebastian Vettel, skuadrës i kishte organizuar organigramën, duke vënë në krye të drejtimit sportiv Maurizio Arrivabene, ndërsa promovoi në pozicionet kryesore teknikë të rritur në Maranello. Marchionne pati mundësinë të shihte suksesin e punës së tij në tregjet financiare, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi në pistë. Meritë e tij ishte edhe rikthimi në Formula 1 e markës Alfa Romeo e pa fatkeqësinë që e ndau nga jeta në moshën 66 vjecare, do të përsëriste të njëjtin operacion edhe me Maseratin, një tjetër markë historike “made in Italy”.

Dalja e fundit publike e menaxherit ishte dy ditë përpara shtrimit në spital, në Romë, me rastin e dorëzimit të një Jeep Karabinierisë, ndërsa më pas historia precipitoi.

Sipas të përditshmes La Stampa, pas operacionit në shpatull, Marchionne kishte shfaqur komplicacione “të papritura” që e cuan në një atak kardiak. Menaxheri u dërgua në sallën e rianimacionit, ku pësoi edhe një goditje të dytë, që i shkaktoi vdekjen natyrale.

Lajmi për vdekjen e Sergio Marchionne ka tronditur edhe botën e futbollit. Stima dhe pëlqimi për ish-presidentin e Ferrarit ishte e madhe, por ndër më të prekurit nga ky lajm i hidhur ka qenë Juventus e presidenti Andrea Agnelli, i lidhur me një raport miqësie me menaxherin. “Udhëtim të mbarë Sergio, vazhdo të na ndricosh” është postimi i numrit 1 bardhezi. Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe Ferrero i Sampdorias, De Laurentiis i Napolit e shumë klube të tjerë të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *