• |
ide | kryesore

Prifti grek i bie shkurt: Fajin për zjarrin e ka Tsipras, është ateist!

Lajme, Të fundit



Hetimet për shkaqet e zjarreve në Greqi dhe analiza për atë që ndodhi do të marrin kohën e tyre nga autoritetet, por një prift e ka gjetur që tani shkakun e tragjedisë. është mitropoliti i Kalavritës dhe Egaleos, Amvrosios, i cili i ka rënë shkurt dhe ka fajëzuar kryeministrin grek Aleksis Tsipras dhe stafin e tij për dhjetëra të vdekurit nga zjarret. Sipas tij, ai dhe stafi i tij janë ateistë!

“Alexis Tsipras dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë fajtorët e katastrofës së përgjithshme! Zjarri i madh është një mesazh i qartë i Qiellit! ” shkruan ai.

“Le të mos harrojmë,- vazhdon mitropoliti grek i njohur për retorika të urrejtjes- se përtej këtyre zjarreve shkatërruese në Greqi ndodhin shumë fenomene të tjera të çuditshme si rrufe qe vrasin kalimtare apo djegin autobusë në mes të rrugës dhe në bazë të Shpirtit të Shenjtë, në kohen kur distancohesh nga rruga e Perendisë, ajo do shfaqë zemërimin me ngjarje të ndryshme natyrore katastrofike si tërmete, uri, epidemi dhe sëmundje ngjitëse, gjakdërdhje, kriminaliteti, zjarre shkatërruese , re tymi ne qiell!

Kush, tjetër është përgjegjës për largimin e grekëve të rinj nga rruga e Perëndisë? Pyet ai dhe përgjigjet – Kryeministri ateist z. Alexios Tsipras me bashkëpunëtorët e tij, ai që shiti Maqedoninë tonë dhe lufton ortodoksinë”.

Mitropoliti Amvrosios, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të qeverisë Tsipras që kërkon ndarjen e Kishës nga shteti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *