• |
ide | kryesore

Procesi i Vettingut, flet ministrja Gjonaj: Nuk ka kthim pas, opozita e mirëpritur për të bashkëpunuar

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të PD duke thënë se vettingu po funksionon dhe se po pastrohet drejtësia. Përmes një deklarate për mediat, Gjonaj u shpreh se opozita nuk e do vettingun, por procesi nuk ka kthim mbrapa. Ministrja i bëri thirrje opozitës për të bashkëpunuar.

Vettingu po funksionin  dhe po pastrohet drejtësia. Vettnigu po kthen shpresën e publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi. Sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vettingut. Opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin për kapje të drejtësisë. Po si po e kap qeveria drejtësinë? Që opozita nuk e donte vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita kërkon me dëshpërim dhe shkatërrimin e këtij kuadri ligjor kjo është çdo ditë dhe më e qartë. Kthim mbrapa të këtij procesi nuk mund të ketë dhe shantazhet për të kthyer procesin mbrapa nuk mund të funksionojnë. Kërkojmë bashkëpunimin e opozitës për këtë proces” – tha Gjonaj.



17 Comments

  1. Po mire thot se del Lulushi tani edhe na thot duhet te ndryshoj kjo edhe ajo gje. Po ku ishe ti more budalla kaq kohe? Pse nuk bere nje propozim te vetem por vetem e vetem bllokoje? Edhe sot qe flasim Partia Demokratike ka vetem kaprico per te mbuluar zullumin e bere nder vite sepse nuk do qe reforma te vazhdoj perpara. Duan apo nuk duan Luli me Salen reforma do vazhdoj se e do populli.

    1. O Ministre e dime shume mire ca halli ka PD se populli nuk eshte budalla. Ktyre as qe ju plas per reformen ne drejtesi. Kta e kane hallin ku e ku te shpetojn gjyqyaret e korruptuar qe i mbrojn nga vjedhjet e milionave te eurove kur ishin ne pushtet. Normal nuk do ta duan reformen kta se e din shume mire qe kjo reforme do ja u haj koken te gjithe te korruptuarve.

      1. Per mendimin tim vazhdo punen qe ke nisur se po e ben shume mire dhe mos u mer fare me kta te paudhet e PD qe na dilkan me rekomandime. Kta qe nuk kane lexuar nje germ na japin mend. Mos humbisni kohe me kta se ky eshte qellimi i ktyre qe ju te humbisni kohe e neser do thon ja nuk po zbatohet reforma.
        Personalisht ju pergezoj per cfare keni bere deri tani.

        1. Po pse ka kësi kurvash si puna jote me shumicë, mbajmë rekord për prostitucion në Europë, por ju që jeni militanta të partive qoftë PS, rilindje apo PD jeni KARAKURVA.

    2. Per aq kohe sa ndryshimet e reformes u futen ne ndryshimet kushtetuese nuk ka asgje qe e ndalon kete reforme. Po kta kaq dine ose me sakt aq ju jep Sala per te lexuar e aq lexojn te varfrit.

    3. E per cfare ju duhet bashkepunimi i opozites kur keni te gjithe perkrahjen e popullit qe i eshte nxire jeta nga sistemi i kalbur i drejtesise dhe ju perkrahin te vazhdoni me keto ritme dhe ta pastroni kete dreq sistemi. Ne na keni. Opoziten lereni te bejn gam gam

  2. Ashtu siç pastruat Shqipërinë prej hashashit të Lazaratit ashtu do të pastroni edhe drejtësinë, shëndetësinë, policinë, arsimin ekonominë e të gjithë sektorët, por Zoti i Madh mos kujtoni se do ti harrojë këto që bëni.
    Prandaj rruhuni jo nga shqiptarët se ata janë tumë muti, por prej Zotit.

  3. O ENDRUSH, qenke i kenaqur me punen qe po ben drejtesia e babait tend kuqal,,,, na i numuro sukseset me drejtesi qe ka bere ky pushteti tend, e na numuro deshtimet, e mbulimet e tere vjedhjeve, mashtrimeve, tinezirave qe e keni per profesio, e atehere mbrio maskarenjt e maskarain tend qe kete drejtesi e ka cuar deri atje qe sot te mos kete me drejtesi. Kjo drejtesi eshte shkaterrim i demokracise qe marifetistet, e soc(pelialistet) tuaj e deformuan ate per qellimet personale te te cmendurit. Koha do e vertetoi se ci keni bere drejtesise nga njerez te ndershem e demokrate, e ngaju qelbesira rilinda nuk presim shpetim.

    1. Keni komentin e njejte si ERTVU dhe BRUSHA dalloheni lehtesisht qe jeni kmentuesa me pagese te partis o budallenjt e Salianjit me shok

  4. O ENDRUSH, qenke i kenaqur me punen qe po ben drejtesia e babait tend kuqal,,,, na i numuro sukseset me drejtesi qe ka bere ky pushteti tend, e na numuro deshtimet, e mbulimet e tere vjedhjeve, mashtrimeve, tinezirave qe e keni per profesio, e atehere mbrio maskarenjt e maskarain tend qe kete drejtesi e ka cuar deri atje qe sot te mos kete me drejtesi. Kjo drejtesi eshte shkaterrim i demokracise qe marifetistet, e soc(pelialistet) tuaj e deformuan ate per qellimet personale te te cmendurit. Koha do e vertetoi se ci keni bere drejtesise nga njerez te ndershem e demokrate, e ngaju qelbesira rilinda nuk presim shpetim.

    1. qenkan leshuar kta komentuesit e PD qe paguhen me sufllaqe. Keni hequr ARI-n dhe keni mar kta debila qe ngaterohen me njeri tjetrin.

  5. Sa te lexuar, sa te ditur qe na qenkan keta te listes se bashkise, a te KM,, te tere ne rrjesht per te sulmuar opoziten, se me qe gjasme, ajo nuk e dashka reformen, e keta servile, e koreano veriore, na qenkan afer suksesit te kesaj drejtesie, qe e cila po duket si zyra e hakmarries e skico frenit. Keta na bejne verr, verr, per te na e lare maskarallekun, e poshterine e te poshterve duke sulmuar. Dijeni,,, se pa opoziten ju o moniste te shprehjes e urrejtjes, nuk keni per te realizuar qellimet e poshtera. Largimi i kuqaleve, e ju si kelyshe te tyre do jete shpetimi, e atehere do jete drejtesia, e atehere ju e ata do jepni llogari per keto disfata e pervetsime te drejtesise.

  6. Me nurin qe ke e stilin ne komunikim, te ben per vehte, qe te thuash kjo ka shume te drejte, e te kjo zonje mbeshtetet drejtesia e pa drejte. Po ama kjo duhej hetuar e denuar per shkelen e ekstradimit te antarit kryesor te grupit te Habilajve, sepse ne anti ligj, e kushtetute e ekstradoideshmitarin kryesor per procesin e SAje Qorrit, por , e tera histori u zhduk e harrua. Menyra e ketyre e punes, duke patur parasyshe mos ndershmerine, e korektesine, me kete thenie te kesajndrikulle, zoor se eshte e besueshme. Keta pasi te hiqen si bashke punetore, ta fusin gjishtin nga prapa, kete me sa duket e ka pervetsuar edhe kjo zonje hirushe, por qe kerko ta shfrytezoi si dhelper.

  7. I kujtoj Etildës, që në kohën kur opozita e sotme votonte ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi, ajo kandidonte për komisionere pranë Avokatit të Popullit dhe mbase nuk e mban mend që ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e Reformës në Drejtësi, parashikonin që Prokurori i Përgjithshëm, propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe votohet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar votash, sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.

    Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda! Prokurori i Përgjithshëm, me urdhër të Kryeministrit tënd dhe me zbatim nga Ulsiu & Co, u propozua nga Rilindja dhe u votua nga Rilindja me 69 vota! As Vetting-ut nuk i ishte nënshtruar në kohën e zgjedhjes, por pak problem përbënte, pasi biografinë, moralin dhe profesionalizmin ia njihte mirë Rilindja. Ja ku erdhi shkelja e parë e atyre që ne votuam më 22 korrik 2016; ja ku u kap një institucion i drejtësisë nga Kryeministri dhe Qeveria!

    Së dyti Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe anëtarë jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas Kushtetutës që edhe ne votuam, duhet të merrnin miratimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe nëse kjo nuk ndodhte, atëherë ata përjashtoheshin nga kandidimi. Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë dhe jo gjyqtarë të Këshillave të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor që u skualifikuan nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u zgjodhën të gjithë në këto dy organe, pasi Kryeministri yt dha urdhër që të mos merrej në konsideratë opinioni i ONM-së (që ai vetë e kërkoi me aq ngulm si garant të zbatimit të Reformës në Drejtësi), të shkelej Kushtetuta që të gjithë bashkë e votuam dhe këta kandidatë të skualifikuar nga ONM-ja, të zgjidheshin anëtarë të këtyre 2 instutucioneve shumë të rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë. Ja ku u kapën edhe 2 institucione të tjera Etilda!

    Së treti Etilda, ne si opozitë votuam që organet e reja të Sistemit të Drejtësisë, të ngriheshin maksimumi brenda 8 muajve nga miratimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi, por Kryeministri yt dhe Qeveria po bëjnë të pamundurën edhe sot që kanë kaluar 2 vite, që KLGJ, KLP, ILD, SPAK, GJPAK dhe BKH, të mos ngrihen dhe siç t’a thashë edhe ne Komisionin e Ligjeve, këto institucione as nuk keni ndërmend t’i ngrini, deri sa aty të vendosni shokët dhe vartësit e Kryeministrit tënd. Ja pra Etilda, ku u kapën edhe shumë institucione të tjera të drejtësisë!

    Së katërti Etilda, ne votuam që sot të kishim një Gjykatë të Lartë dhe një Gjykatë Kushtetuese të reformuar, në funksion të plotë, për të dhënë drejtësi për qytetarët… As kjo nuk ndodhi moj Etildë!

    Gjyjata e Lartë sot ndodhet në një kolaps të jashtëzakonshëm, me mbingarkesë çështjesh dhe mungesë gjyqtarësh, çka sigurisht sjell drejtësi të vonuar, të mohuar!

    Gjykata Kushtetuese është katandisur me 2-3 gjyqtarë Etilda!!! Me kaq gjyqtarë, besoj e ke mësuar tashmë që vendimet e saj nuk kanë fuqi dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e dëshirave të errëta të Kryeministrit tënd, i cili do të kalojë plot ligje antikushtetuese, pa patur frikën e rrëzimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese.

    Shumë shpejt Etilda, do të ngelemi edhe pa gjykatat e apelit dhe atëherë nuk do të kenë ku të ankohen qytetarët, për vendimet e shkallës së parë. Efekti zinxhir do të vazhdojë Etilda, deri sa të mos kemi më as gjykata të shkallëve të para dhe atëherë qytetarët ose do t’i drejtohen vetëgjyqësisë, ose do të ulin kokën e të ikin të frikësuar në shtëpi, pasi nuk do sundojë më ligji dhe shteti i së drejtës, por ligji i xhunglës, ku prevalojnë dëshirat dhe tekat e më të fortit.

    Së pesti Etilda, ne votuam që magjistratët e rinj, të emëroheshin nga KLGj dhe KLP, por Kryeministri yt i dha urdhër Ulsiut dhe shokëve, që t’a arnojnë ligjin dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, t’i emërojë KLD dhe Arta Marku! Etilda, mbase ti nuk e kupton, por kjo është kapje e pastër jo vetëm e drejtësisë aktuale, por edhe asaj të ardhme. Madje heqja e afatit të vitit akademik që keni sjellë në projektligj, e tregon qartë dhe pastër që këtë punë do t’a beje gjithmonë KLD dhe Arta, pasi KLGj-në dhe KLP-në nuk keni ndërmend t’i ngrini kurrë!

    Së fundmi Etildë, të barazosh procesin e Vetting-ut me gjithë reformimin e Sistemit të Drejtësisë, do të thotë të mos e kesh kuptuar fare thelbin e Reformës në Drejtësi. E nuk me vjen aspak habi të mos e kesh kuptuar, se ti fundja edhe emërimin tënd si Ministre të Drejtësisë, nga televizori e more vesh!

    Tani, një pyetje kisha për ty: po ti Etilda, pasi ekstradove Nezarin në shkelje të çdo parashikimi kushtetues dhe ligjor për ekstradimet dhe pasi nuk u përgjigje a je thirrur ne Prokurori për këtë çështje, ti vetë, a e kalon dot Vetting-un?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *