• |
ide | kryesore

Prova e zjarrit, arsyet pse Kukësi mund t’ia dalë edhe kundër Qarabag

Sport



Nuk do ta kishte dashur kurrë kundërshtar Qarabagun, në raundin e dytë të Champions League, nëse do të kishte mundësi zgjedhje Kukësi i Armando Cungut, por shkodrani ka arsye të besojë se mund të bëjë më shumë se thjesht një përfaqësim të mirë. Skepticizmi për verilindorët u rrit pas dy ndeshjeve me modestët e Valetës: dy barazime dhe kalim i turit me vlerë goli në transfertë. Duhej të kishte bërë më shumë Kukësi që shpëtoi fytyrën vetëm në fund, duke treguar limite të të gjitha aspekteve. Ka një ndryshim në fakt. Në atë kohë Cungu kishte vetëm 5 ditë në krye të skuadrës dhe ishte e pamundur të ndryshonte aspektin taktik. Praktikisht Kukësi luajti në versionin Pacult, me 4-3-3 që Cungu e ka ngeli në klasë pas kthimit në Maltë.

Sot në Loro Boriçi, një nga arsyet motivuese është se shkodrani ndihet në shtëpi, ndërsa më kryesorja se ka patur kohë ti implementojë skuadrës idetë e tij për ekuilibrin e mesit të fushës, me një formacion të aftë të mbrojë më shumë e të sulmojë pa humbur forcë, edhe pse me vetëm një lojtar të rolit. Zguro nuk bëri mirë si ekstrem i krahut ofensiv, por pogradecari nuk është se njihet për aftësi tekniket. Në mesfushë, ai mund të demonstrojë të gjithë potencialin që i bëri kuksianët ta blejnë nga Kamza. I njëjti diskutim vlen edhe për Cyrbjan, që u duk i fshirë në fushë si ëinger, por me zbritjen pak metra më poshte mund të bëjë diferencën.

Për prapavijën Cungu nuk ka ndërmend të ndryshojë e në fakt pavarësisht rasteve të lejuara kundërshtarit në 180 minuta Shameti e të tjerët lejuan vetëm 1 gol. I gjithë celësi i shanseve të Kukësit përballë nje skuadre me buxhet trefish më të lartë dhe me lojtarë ekspertë në arenën ndërkombëtare është sjellja e qender sulmuesit. Plaku ose Harba duhet të bëjnë repart të vetëm dhe sulmuesi i ardhur nga Kamza mund ti japë më shumë shpejtësi manovrës, por i humbet fizicitet në goditjet standarte dhe kontrastet. I takon Cungut tani të zgjedhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *