• |
ide | kryesore

Pyetje për Arta Markun: Pse nuk po i heton të larguarit nga Vetingu?

Lajme, Të fundit



Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një prej monitoruesve zyrtarë të reformës në drejtësi, raporton se asnjë i shkarkuar nga vetingu për mosjustifikim të pasurisë nuk po hetohet nga prokuroria.

‘Sipas kodit të procedurës penale, kur organet administrative sikurse është dhe KPK, gjatë hetimit administrative, gjejnë fakte apo rrethana që përbëjnë vepër penale, kanë detyrimin të bëjnë deklarimin e materialeve në prokurori. Deri më tani, ka pasur vetëm një rast kur KPK ka dorëzuar dosjen e të shkarkuarit në prokurori, por prokuroria ka vendosur mos nisjen e hetimeve”, sqaron Erinda Skëndaj, drejtore e Komitetit të Helsinkit.

Deri më tani, kur 34 gjyqtarë e prokurorë janë përplasur me KPK-në dhe 15 prej tyre janë shkarkuar, vetëm në rastin e ish-gjyqtarit Admir Thanza, prokuroria ka niusr hetim. Por dhe në rastin e ish-gjyqtarit Thanza, hetimi ka nisur për mashtrim në formularët e vetë-deklarimit dhe jo për fshehje të pasurisë./klan plus



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *