• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra Rovena Gashi, prokurorja nuk e kalon Vettingun për fshehje pasurie

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi seancën për subjektin e vlerësimit të Rovena Gashit, prokurore në Prokurorinë e Përgjitshme.

Trupi gjykues shqyrtoi dhe zhvilloi procedurë të thellë hetimi, në mungesë të Rovena Gashit apo përfqësuesit të saj, duke e konsideruar sot të përfunduar seancën dëgjimore.

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi,  e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme sot ne seancë.

Më parë Gashi ka thënë se një vendim të tillë KPK e ka marrë 8 muaj më parë. Megjithatë mungesa e prokurores nuk e ndali vazhdimin e seancës.

Përsa i përket pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.



2 Comments

  1. Epo si të jesh prokurorja e saje qorrit, dihej se kjo e priste.
    por nuk e kanë të gjatë, shumë shpejt do të thyejnë qafën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *