• |
ide | kryesore

Shpërblimi për Ardian Dvoranin/ A ka lidhje me gjyqin e përgjimit të Ilir Metës?

Kryesore, Lajme



Si kurrë ndonjëherë më parë PD e kishte deklaruar përpara se të merrej vendimi i komisionit të vettingutt, se gjykatësi i lartë Ardian Dvorani do të dilte i pastër prej tij. Megjithëse opozita i përmendi 100 milionë lekët e pa justifikuara, lidhjet e ngushta me familjen e Fatmir Xhafajt, faktin se kishte qëndruar në detyrë edhe katër vjet pas skadimit të mandatit si gjyqtar i lartë, pretendimi i saj ishte se: vendimtar për fatin e Dvoranit do të qe afërsia e tij me hierarkët e lartë të PS-së.

Lexo me tej:

Pse PD e shikon rastin Dvorani si përdhosje të vettingut

Në fakt kjo lidhje është e pamohueshme. Ardian Dvorani është vëllai i njërit prej viktimave të Gërdecit. Që në kohë të qeverisë Berisha qëndrimet e tij kanë qenë të njohura. Por ato u bënë më publike dhe më të dukshme, gjatë procesit të videopërgjimit të Ilir Metës, të cilin shumica e asaj kohe PD-LSI, e ktheu në një betejë për jetë a vdekje.

Shumë kush e mban mend se një ditë përpara gjyqit, Sali Berisha shkoi publikisht të darkonte në shtëpinë e Ilir Metës. Por të nesërmen Ardian Dvorani filloi të shfaqte qëndrime të ndryshme nga katër gjyqtarët e tjerë. Ashtu siç e pranoi ai edhe në konkluzionin përfundimtar të vendimit, ai gjatë ecurisë së procesit kishte pasur qëndrime të ndryshme nga shumica e kolegëve të tij. Mbi të u ushtruar deri në minutën e fundit presion nga socialistët që Meta të mos e fitonte vendimin 5 me 0.

Në fakt kështu ndodhi. Edhe Dvorani votoi pro pafajësisë së Metës. Disa zëra thanë atëherë se ai u kërcënua me daljen e rregjistrimeve audio ku dëgjoheshin deputetë të PS të thonin se e kishin të sigurtë votën e Dvoranit. Por kjo ka pak rëndësi. Megjithëse në fund u thye, dhe u mundua ta justifikojë kthesën e tij me publikimin e një “mendimi paralel”, edhe aq rrezistencë që bëri me sa duket i është mbajtur mend nga mazhoranca e sotme. Në atë kohë nuk ishte pak të ishe pro kërkesës për ekspertë të huaj kur berisha dhe Meta donin ta mbyllnin gjyqin me ekspertët vendas, të blerë dhe të shpërblyer prej tyre. Me sa duket ky “heroizëm” i është mbajtur mend Dvoranit më shumë sesa voat e tij pro metës në fund të procesit. Dhe prandaj ai u bë i vetmi gjyqtar i asaj farse që kaloi vettingun. Majlinda Andrea tashmë është dënuar për një aferë korruptive me të shoqin si sekser. Gani Dizdari u dogj nga vettingu, ndërsa Ariana Fullani dhe Guxim Zenelaj dhanë dorëheqjen pas përfundimit të mandatit si gjykatës të lartë.  

©lapsi.al



15 Comments

  1. Edhe ne kete rast emri gjizes skraparit eshte pjese e tavolinës,,
    21 janari vazhdon ta ndjek nga pas kreun e Lsi,

  2. Me sa mora vesh une nga ky shkrim ky gjyqtar qenka PD-ist se ka mbrojtur Ilir Meten pas vizites se Sales me te shoqen nje dite para gjyqit.

    1. Është e kundërta o IDIOT RILINDAS!

      Me trutë që keni ju idiotët e rilindjes edhe 10 herë ta lexosh, prapë asgjë nuk do të kuptosh se niveli i injorancës dhe idiotizmit te rilindasit, sidomos ato që e kanë si punë të komentuarit nëpër portale, është kaq i lartë sa nuk ka derman.

      1. Qelbesirat dhe kurvat e PD-errave ju qifte Kina motrat . Nuk e pranon ti o b… q… qe Sali Gerdeci shkoje per vizite se basku me Lirine te shtyepia e Like Floririt nje nate para se ti behej gjyqi per ti treguar gjykatesve se ai mbrohet nga une prandaj larg duart nga ky njeri po e deshet koken tuaj. O robe q… qe hiqeni si demokrate.

  3. Ju te lapsit beni shkrime ku vetem gazetari nuk ka,ka shume fantazi,hamendesime,thashetheme kafeje dhe lagjeje,jeni lodhur shume me kete shkrim por nuk thoni asnje burim informacioni.bravo mandi.

  4. E gjithe media shqiptare eshte ne kete nivel, te gjithe kopjojne njeri tjetrin dhe bejne lajme vetem me thashetheme kafesh. Niveli gazetarise ne shqiperi eshte pertoke. Lajmet dhe media perdoren vetem per te denigruar kundershtarin sepse kod etike apo thelb lajmi nuk ka

  5. Sa perdridheni me teori te tilla a nuk ju shkon mendja se ky gjygjtar mund te jete i ndershem? Gjygjtari gjykon ne baze te provave qe sjell prokuroria. Ky gjygjtar ne vendimin e gjygjit eshte shprehur se me provat e sjella ne dosje nuk mund te denohet. Pra kur pergjimi ishte shpallur i pavlefshem dhe prokuroria kishte pastruar mire dosjen nen kujdesin e vecante te Metes dhe Brahos gjygjtarit nuk i ngelet gje tjeter.

  6. Po Kryetari i Gjykates se Larte cfare roli luajti ne kete tragjikomedi qe e mbajti Dvoranin 4 vjet pasi Gjykata Kushtetuese e kishe vendosur qe te zbatohej ligji? Cfare roli luajti Xhevzeja qe nuk e permend PD qe e propozoi per president? A nuk ishte surprize dhe vendimi per Zagarin?

  7. sa cka ne nje bordello nuk ka femra te virgjera, aq mund te kete gjyqtar te kaloje vetingun ne shqiperi.

    keta qe kalojne bashkim dedja , zaganjori, dvorani etj jane te gjithe super te korruptuar. kane bere leke me thase, megjithate kjo nuk ndryshon asnje gje vetingun e kalojne : 1 – ata qe jane te perzgjedhur nga Rama ( lexo byroja politike aktuale psh xhafa etj) 2- dhe ndonje qe ka hudh shuuuume po shuuuuuuuuume fare leke me njohje te byrose politike
    gjyqtari me i mire ka 250 milion lek te fshehura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *