• |
ide | kryesore

Sulmuesit nuk dinë, golin më të bukur të Botërorit e shënoi një mbrojtës

Rusi 2018, Sport



Pas Kupës së Botës, francezi Benjamin Pavard ka fituar edhe cmimin për golin më të bukur tëshënuar gjatë Botërorit Rusi 2018. Vlerësimi ka ardhur nga votat e tifozëve nga e gjithë bota që në këtë javë kanë votuar në faqen e Fifa-s (më shumë se 3 milionë të regjistruar) që ka zyrtarizuar rezultatin. Goli i mbrojtësit të Francës (autor i 2-2 momental kundër Argjentinës në ndeshjen që më pas përfundoi 4-3 për formacionin e Deschamps) ka kaluar në renditje goditjen e dënimit të kolumbianit Quintero kundër Japonisë e silurën e Modric po kundër Argjentinës.

https://www.youtube.com/watch?v=rH34LI6bkzM



1 Comment

  1. Futja kot! Pse ajo perla e Toni Kross, nuk mund te quhet goli me i bukur i kampionatit?! Ky frankoja thjesht ja plasi ne ajer, dhe ja zuri. Pune shansi. Thjesht gjuajtje pa tru. Kurse perla e Kross, ishte precizion balistik, me cm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *