• |
ide | kryesore

U aksidentua 10 ditë më parë me makinën e policisë, ndërron jetë efektivi i rrugores në Berat

Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në spital efektivi i Rrugores në Berat Myslym Bakërri, 10 ditë pas aksidentit. Makina e policisë me të cilën udhëtonte efektivi Myslym Bakërri me një koleg të tij u përplas me një mjet tjetër tip ‘Volswagen’ në aksin Urë Vajgurore–Kuçovë.

Pas përplasjes, të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në një kanal. Efektivi Bakerri u dërgua me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jete.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe kolegu i tij si dhe drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’, me iniciale E.Sh.

Funksioni efektivit që ndërroi jetë në krye të detyrës në policinë e shtetit ishte: “Trup shërbimi në sektorin e qarkullimit rrugor” të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *