• |
ide | kryesore

Unai Emery: Arsenal është familja e tij

Sport



Që prej të dielës kur lajmëroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja gjermane në moshën 29 vjeçare, Mesut Özil është në qendër të vëmendjes. Ai që ishte një lojtar i rëndësishëm i Mannschaft për shumë vite vendosi t’i japë asaj lamtumirën pas reagimeve të dhunshme ndaj fotografisë së tij në prani të Presidentit turk Erdogan, por edhe eliminimit të Gjermanisë që në fazën e grupeve në “Rusi 2018”.

Tashmë i kthyer tek Arsenal-i, ish-mesfushori i Gjermanisë ka gjetur gjithë mbështetjen e shokëve të tij të skuadrës, por edhe trajnerit Unai Emery. I pyetur gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Atlético Madrid, e vlefshme për “International Champions Cup”, Unai Emery tha se e kuptonte vendimin e Ozil, i cili është bashkuar me grupin të hënën. “Është një vendim personal që e respektoj (…) Ne jemi shtëpia e tij, ne jemi familja e tij … Ne do ta ndihmojmë që gjithçka të shkojë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *