• |
ide | kryesore

Zjarret në Greqi/ Rrëfimi i babait në kërkim të dy vajzave të tij binjake të zhdukura

Lajme, Të fundit



Ndonëse numri i viktimave nga zjarret në rajonin e Atikës në Athinë ka shkuar në 77, tragjedia bëhet edhe më e rëndë me personat e zhdukur të cilët mendohet se janë dhjetëra-qindra.

Historia e një babai që po përjeton një dramë të vërtetë me dy vajzat e tij të zhdukura ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik në Greqi.

Yannis Filipopoulos rrëfeu në një nga kanalet televizive greke se nuk po gjen asgjëkundi dy vajzat e tij 9-vjecare dhe bëri apel për ndihmë.

Ai tha se i ka parë vajzat e tij ne TV të jenë shpëtuar nga një anije në Rafinë, por nuk po gjen asnjë gjurmë të tyre. Babai i dy vajzave tha se ka kërkuar edhe në spitale dhe në morgun Goudy, por pa rezultat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *