• |
ide | kryesore

A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?

1, Ide



Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur në mbrojtje të godinës së teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të interesit publik dhe mbrojtjes së një trualli që u takon të gjithëve, por që më pas e drodhën duke shitur të vetmen pasuri që u ka mbetur: fjalën dhe imazhin e tyre.

Mediat anti qeveritare dhe sidomos rrjetet sociale vlojnë me sharje, tallje, përbuzje dhe neveri, kundër piruetave të tyre.

Dikush u përmend ndonjë kockë që u kanë hedhur, dikush tjetër një projekt që kanë fituar apo një bord ku janë futur, dikush mungesën e personaliteti që, që në kohë të soc- realizmit i ka kategorizuar si personazhe me zë dhe figurë, por pa mendim.

Për të gjithë nuk ka dyshim se morali u ka rënë si brekët në fund të këmbëve dhe figura publike u është zvenitur ashtu si rolet e tyre, që të rinjtë e sotëm i përqeshin prej moskuptimit.   

Në përpjekje të dëshpëruara, dikush u kujton përbetimet që kanë bërë më parë, dikush ditët kur dilnin në protestë para godinës të cilën sot e duan të shembur, ndërsa të tjerë vizitat tek presidenti.

Dhe të gjitha këto bashkë i kanë bërë ata targetin e një neverie kolektive.

Lexo me tej:

Si ndryshoi qendrim Ndrenika perballe presidentit

Cilet jane aktoret qe duan shembjen e teatrit

Pa pasur ndonjë grishje kontroverse për të qenë kundra rrymë, besoj se kjo përbuzje duhet dënuar. Dhe kjo për disa arsye.

Kush e njeh nga afër botën e teatrit shqiptar e di mirë gjendjen e tyre të mjerueshme. E di se si rendin gjithë vitin për të kapur financimin e një projekti, nga i cili në fund të 18-20 shfaqeve, aktorët nuk marrin dot më shumë se 100 mijë lekë. Shumica e tyre janë jo thjesht të varfër, por të harruar në margjinat e shoqërisë, të zhveshur nga pesha dhe fama që kanë pasur dikur.

Ata prej kohësh nuk kanë më statusin e privilegjuar të përçuesit të ideve të partisë dhe rrallë kush kujtohet për lavdinë e tyre të dikurshme.

Të gjitha këto nuk po i them për t’i justifikuar, por për të kuptuar më mirë se sa e lehtë është, t’u ngacmosh krenarinë për aureolën humbur, duke i rikthyer në tryezat ku marrin vendime pushtetarët. Për t’u ndërgjegjësuar gjithashtu se nuk është tejet e vështirë të luash me varfërinë e tyre në këmbim të ndryshimit të qëndrimit.

Kjo është në fakt ajo që ka ndodhur: në vend të harresës që i kishte mbuluar, atyre u kanë ofruar një respekt fallco dhe të përkohëshëm. Në vend të pensioneve apo honorarëve qesharake që marrin nga puna e tyre, i kanë joshur me ndonjë pjesëmarrje në bord, apo me ndonjë projekt të çastit.

Prandaj, sado të neveritshëm, të pamoralshëm dhe idiotë që n’a duken, në këtë histori ata nuk janë të tillë. Janë thjeshtë viktima të lavdisë së humbur dhe financave të tyre të rënuara.

Ata nuk janë fajtorët e pirueteve të tyre në publik.

Për këtë me gisht duhen treguar të tjerë. Duhen anatemuar dhe përbuzuar ata që kanë në duar pushtetin për të luajtur me dobësitë e tyre.

Në thelb, kryqëzata e ashpër që po i bëhet ‘aktorëve dredharakë” i ngjan një historie që e kemi përjetuar tash sa vite, me përçmimin që kemi treguar për ata që u bënë spiunë në burgjet e komunizmit. Ende dhe sot, ne akoma vazhdojmë t’i shohim ata si fajtorët e vetëm, pa u munduar të dënojmë atë mekanizëm dhe ata persona që i detyruan të shkojnë drejt kësaj zgjedhje të skajshme. Sepse, si gjithmonë ne e kemi më të lehtë të tregojmë me gisht viktimën sesa të denoncojmë krijuesin e saj.

Kjo është fabula që po përsëritet. Dhe prandaj shpesh tutemi të tregojmë më gisht Erion Velinë, por nuk e kemi aspak të vështirë të përbuzim ata që arriti të gënjejë ai.   

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Më vjen keq për ata aktorë të mirë që shfaqin qëndrime dyzuese, edhe i mirëkuptoj nqs përfitimi i tyre nga ndryshimi i qëndrimit për çështjen e Teatrit, do të jetë në masën që ata nuk do të kenë probleme ekonomike në të ardhmen.
    Por mendja më thotë se nuk është kështu, thjesht po i gënjejnë për të kaluar situatën.

    Më duket e njëjta skemë si shitja e votës.

    Pra pushteti rilindas shfrytëzon gjendjen dhe perspektivën jo të mirë ekonomiketë aktorëve për të realizuar përfitimet e tyre ekonomike në kurriz të tyre.

  2. Aktoret e nderuar meritojne respektin e shqiptareve te rritur me artin e tyre.Ndersa funderrinat e llojit ari dhe babalje edhe mund ti percmojne se nuk e perceptojne dot cfare eshte arti dhe artistet.

  3. Bushat thelbi i problemit është përtej qëndrimit të Robert Ndrenikës së Madh.

    Çështja e Teatrit Kombëtar është çeshtje e të gjithë shqiptarëve, dhe pak rëndësi ka ndryshimi i qëndrimit të Ndrenikës pas sulmeve dhe presioneve që i janë bërë në një moshë që ai ka nevojë për respekt dhe qetësi.

    Teatri Kombëtar është ndër ndërtesat më të vjetra të Kryeqytetit, dhe duhet rruajtur me çdo kusht, bile të shpallet Monument Kulture se ashtu i takon.

    Prishja e Teatrit sipas asaj që thonë specialistët që janë marrë me këtë problem shkel shumë ligje, aq sa për të justifikuar këtë shkelje u miratua një ligj special për Teatrin.

    Nqs do të realizohet ky skenar i bie që e gjithë Qendra e tiranës brenda një kohe të shkurtër të transformohet në një Qendër që nuk ka lidhje me tiranën e Vjetër.

    Me këtë rrugë pushteti e ka të lehtë që nesër të prishë shtëpinë e sejcilit prej nesh, mjafton që ajo të jetë piketuarpër interesat e dikujt të lidhur me pushtetin

    Kjo që po bëhet të kujton historinë e komunistëve që nuk kanë histori sepse çdo 4-5 vjet dilte një armik i partisë dhe duhej fshirë dhe rishkruar nga e para.

  4. Po kush je ti koqe Andi qe i percmon artistet? Nipi i kapos dhe Bushatllinjve na tregon percmimin! Funderinat na u bene analiste te sali kriminelit!

  5. Paska ngel gozhda tek teatri,po K/prokurori hajdut kushton shume e shume me teper se teatrinoja,po gjykayesi qe kishte qene ne burg dhe gjykonte popullin e thjeshte? Teatri me duket si gezhoja mbas plumbit kur shikoj pasurine e pamatur te gjykatesve,le te bejne bilardo po deshen por tenja qe ka hyre ne palce diku do te dali.Bushat kjo qe thua ti nuk eshte “dredhje” por “tredhje” apo “perdredhje”,kur je dakort me genjeshtren ,c’te duhet e verteta.Ku do ankohesh..tek Likja qe ka keshtjelle me para apo tek Luli i vocer qe nuk sheh fare nga paraja e vjedhur.Edhe 10 vjet te tjera do te rrije Rama ne fuqi me keta bole qe kemi(edhe Blushi qe na krijoi per egoizmin e tij nje parti— shkoi tek paraja).

  6. Shqiptaret ne thelbi dhe shumice Jane katunare ne kuptimin qelizor te fjales.A eshte Ndrenika nje nga keta katunare…….?Ndrenika eshte lapidari i katunarise.Katunar nuk eshte ai qe lante kepucet me balte te shatervani ne qender te Titanes as ai qe fuste pantallonat ne qorape si Edi Rama.Katunar,i pacipe dhe berllok eshte Robert Ndrenika qe edhe per moshen dhe emrin nuk i shkonte te bente si rruspije.Tebehesh Cole e Erjon Velise eshte sa e turpshme dhe poshtruese as dhe kriminale dhe e padinjitetshem.Edhe une kerkoj dinjjitet te Robert Ndrenika……..Prape ne fund nuk mund te rri pa there;”Medet sa poshtruese bien madheria njerezore kur e sherbejne ça buburrece te ndyre” si Ndrenika.

    1. Lumjan megjithëse të jap të drejtë në përgjithësi, me fjalorin e përdorur ndaj Ndrenikës e ke tepruar.

      1. Po te pergjigjem me qe jemi te nje âne se Lume e Kosove jemi ngjitmas,bile deri ne hymje te Prizrenit ,ekzaktesisht deri te ura e Vlashnjes thirretLume.Para 80 vjetesh nji lumjani i mencem ka pase thane;”Te jesh shkrimtar(Apo dhe artist) ashte mérite.Po askush nuk mundet me fitu te drejten e pafajsise per te vêtemen arsye pse ashte shkrimtar”(Apo artist Po te duash).

  7. o andi, thjesht ke thene artistikisht, shprehjen popullore “qeni leh, aty ku ha”. Ti e ke hallin me pronaret e qenve, qe disa ju hedhin kocka, disa ju japin nga pjata e vet, po harron qe te gjithe qener, kelysh bushtre jane, dhe vete e kane zgjedhur kete jete qeni………

  8. Personalisht e dua shume prof. NDRENIKEN. Meritonte me shume per gjenine e aktrimit qe ka.
    Gjithsesi debati mbi teatrin i ka kaluar kufinjte e vet. Njerezit sot ne Shqiperi kane probleme shume me themelore. Shkolla, papunesia, bixhozi, vjedhjet e gtabitjet…..
    Te merresh 6 muaj rresht 5 here ne dite me teatrin dhe ca aktore, ESHTE E TEPERT!

  9. Robert Ndrenika ka qene i famshem ne kohe te Partise megjithese ka pase nje vlla te arratisur.Sipas disa llafesh fallxorkash nje ish exponent i sigurimit te shtetit, sot i madh te Partia,i ka thèse Ndrenikes se po fole shume per Teatrin, do te nxjerre pseudonimin.Une vête nuk du me besu,po eshte extrémist e habitshme ky ndryshim radikal i Ndrenikes.Ne doré te Zotit……….

  10. Ore çju ka zene me teatrin? A thua se ka qene nje tempull i fjales se lire e artit ne sherbim te lirise? Thjesht dhe paster ka qene nje qender propogandistike komuniste!

    1. Or idiot kokëlopë, po Piramida a nuk ishte qendër propogande dhe ju mut rilindasish bëtë naminkur Sali Berisha kërkonte ta prishte.

      Është ndërtesë mbi 80 vjeçare dhe nuk ke shumë të tilla në Tiranë.

      Kërkohet tu jepet privatëve falas.

      Këto 2 argumente mjaftojnë për njerëzit normalë që të mos lejojnë prishjen e Teatrit.

  11. Artikull shume i forte,per here te pare nxjerr ne pah gjera te papara dhe te padegjuara.Djali im kur e kendoi u habit nga ky shkrim teper aktual ,ama u merzit shume qe keta aktore e paskan dredhur .Kja s’ka bere kurre vaki ne vendin e beses dhe te ndershmerise shekullore.Kushedi sa eshte merzitur Ndrenika apo Paja per kete shkrim te paparashikuar.I lutem autorit qe here tjeter te na shkruaje perralla nga Blushi apo Shkullaku se ata jane me te perdredhur se Ndrenika.Aman mos.

    1. Komenti më idiot nga të gjithë idiotët e tjerë që kanë komentuar afërsisht si ti.

  12. Vajza e Ndrenikes ka nje OJF per “pasurine kulturore”…Per te qeshur, por me siguri eshte “sponsorizuesja kryesore e Rames”…nejse Vasili, Rama, Ndrenika, Spiropali, Bollano, Kokedhima..kane dy gjera te perbashketa..jane njerez te qelbur, dhe jane nga Himara..Si Koleka, Nushi etj…

  13. Per emrin dhe moshen qe ka Ndrenikes kurre nuk i lejohet te Siller keshtu.Ne te gjitha gjerat Ndrenikes je shume me l’art se Edi Rama dhe Erjon Velia.Ne kété Moshe te pranosh te behesh zhele e Tyre eshte e turpshme dhe gjynahqare.Po ate qe Ben njeriu nuk e Ben as tigri as derri,Po e Ben dhe Ndrenika.Sa do kujtohesh cke bere per dekada,do kujtohesh dhe cke bere per nje muaj.E mbylle me turp.

  14. Per injorantet gjysem analfabete,hajdute dhe kriminele te saliut dhe likes! Mjaft o llymi i kombit! E kuptoj qe Rama ja u preu parate e gjakut! Ju rrofte sali nga Vicidoli malesor i shitur tek serbet dhe armiqte e Shqiperise! Edhe Andi saliu eshte pjestar i mafies sali!

  15. Edhe sot ne 2018 ashtu si ne ’67 Shqiperia vazhdon te udhehiqet nga “vija e masave” e ku 90 per qind e ketyre masave Jane katunare e te varfer.Per 50 vjet mburreshin me kete origine.E presim qe Shqiperia te behet…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *